“Pantera e Zezë” grumbullon 1 miliard dollarë

 

Filmi i Marvel, “Pantera e zezë”, ka mbledhur më shumë se 1 miliard dollarë në kinematë e botës, raporton TCH.

Është filmi i pestë i Marvel Universe që arrin këtë shifër. Në film shfaqet Chadëick Boseman si sundimtari antikrim i Wakanda-s, një vend afrikan imagjinar, me teknologjinë më të avancuar në botë.

Fituesja e çmimit Oscar, Lupita Nyong’o, Michael B. Jordan dhe Daniel Kaluuya luajnë në role të tjera kyçe, me yllin e “The Hobbit”, Martin Freeman, si agjenti i CIA-s, Everett Ross.

Filmi ka marrë lëvdata për shkak se ndryshon rregullat e lojës, pasi ka një kast aktorësh kryesisht me ngjyrë dhe një producent me ngjyrë, Ryan Coogler.

Bazuar në vlerësimet e Disney-t për shitjen e biletave, filmi kapërceu shifrën e 1 miliard dollarëve në ditën e 26 të daljes së tij nëpër kinema.

Sipas sajtit të informacionit për filma, IMDB, 32 filma kanë arritur këtë shifër, mes tyre “Skyfall” i James Bond, “E bukura dhe bisha” me Emma Watson dhe klasiku modern për fëmijë, “Frozen”.

Më herët këtë javë, shifrat në Britaninë e Madhe treguan se “Black Panther” po linte prapa superheronj që varionin nga Iron Man, Thor apo Captain America, pasi mblodhi 35.4 milionë paundë në tre javë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rama duhet të shkojë tek origjina e problemit, të gjejë kush është primum movens?

Nga Arjan Çuri Tashmë është bërë zakon që njerëzit, jo vetëm komunikojnë...
Read More