Panucci: Arsyeja pse humbëm me Norvegjinë…

Trajneri i Kombëtares Cristian Panucci ka bërë komentet e para pas humbjes 0-1 në miqësoren me Norvegjinë.

Në një intervistë me Supersport pas ndeshjes, ai fajësoi aktivizimin e pakët të futbollistët në klubet e tyre dhe formën e tyre fizike.

“Rrezikuan vetëm 2 herë portën kundërshtare, por bëmë shumë pak për të ndryshuar ndeshjen dhe për ta fituar atë. Ka një pjesë të lojtarëve që nuk janë mirë fizikisht. Dhe kjo u pa. Problemi ishte aspekti fizik.

Asnjë gjuajtje në portë në pjesën e parë? E thashë. Kemi krijuar pak. Ka shumë lojtarë që nuk janë mirë fizikisht.

Pashë disa indikacione pozitive dhe disa negative. Kundërshtari ishte një skuadër shumë e mirë dhe nuk na la të dilnim në lojën tonë”,– tha trajneri italian.

I pyetur përse zgjodhi në kombëtare lojtarë me pak aktivizim, ai tha se ishte i kufizuar dhe se kishte disa lojtarë që duhet ti provonte.

“Ne nuk kemi 200 lojtarë. Në disa role duhet të punoj. Unë jam në mbështetje të lojtarëve të rinj. Nëse do të ishim në kondicionin e duhur fizik do të kishim një rezultat tjetër.

Ramadani bëri një lojë të mirë. Bare ka një filozofi të mirë për lojën, por Sadiku, Ajeti dhe Mavraj po luajnë pak. Kemi qenë shumë të brishtë në aspektin mbrojtës.

Qaka dhe Xhaka? Topin duhet ta merrte Ramadani dhe ta çonte te këta anësorë. 2 ose 3 herë e kemi bërë këtë dhe pati raste të mira”, – e mbylli trajneri.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Orinda Huta dhe Turjan Hyska në pritje të fëmijës së parë

    Pa dyshim që Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë një...
Read More