Panucci: Ja cili ishte budallallëku më i madh i karrierës sime

Cristian Panucci, ish-lojtari italian i Real Madridit dhe trajneri aktual i Shqipërisë, u rrëfye në “El Cope Partidazo”, ku analizoi edhe shkuarjen e Cristiano Ronaldos te Juventusi, klub me të cilin u prezantua të hënën. “Cristiano do të ketë sukses, sepse është një lojtar shumë i mirë, – tha Panucci, i cili ka provuar të luajë si futbollist me Milan, Inter, Chelsea, Monaco, Roma, Parma dhe Real Madrid.

 Është çmenduri normale për Cristianon, ai është më i miri në botë. Eshtë një nënshkrimi shumë i zgjuar, që do t’u japë lojtarëve të tjerë një shtytje për të ardhur në Itali. Cristiano e ka Champions-in në gjak”.

Nga ana tjetër, Panucci u kthye në kohë dhe foli për largimin e tij nga Real Madridi, pas dy sezonesh e gjysmë në “Bernabeu”: “Doja të largohesha nga Real Madridi dhe ky ishte budallallëku më i madh i karrierës sime sportive. Me keqardhje e them tani, por kur u largova nga Madridi isha i bindur”.

Italiani shkoi tek Interi në sezonin 1999-2000. Lidhur me sezonin e ri të Real Madridit, Panucci nuk është optimist: “Ky mund të jetë një sezon i vështirë për Real Madridin, sepse dy “pesha të rënda” janë larguar që aty: Zidane dhe Ronaldo. Nuk është e lehtë t’i zëvendësosh ato, aq më shumë pas fitores së Champions-it të tretë radhazi”.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Teatri i ri’ ndryshon balancat politike, mazhoranca 79 vota, i bashkohen 3 deputetë

  Votimi i ligjit për teatrin e ri, pavarësisht rezistencës së opozitës,...
Read More