Panucci shpjegon: Ja përse nuk e grumbullova Ansi Agollin

 

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci bëri publike këtë të premte listën me lojtarët që do të grumbullojë për miqësoren ndaj Norvegjisë, që do të zhvillohet më 26 mars në “Elbasan Arena”, ku binte në sy mungesa e kapitenit Ansi Agolli.

Në konferencën për shtyp të së hënës, Panucci ka sqaruar se ky “përjashtim” ka ardhur për shkak të moshës së madhe të mbrojtësin kuqezi që luan me Qarabagun e Azerbajxhanit.

Por mosgrumbullimi i Agollit ka ngritur edhe pyetjen se kush do mbajë shiritin e kapitenit për ndeshjet e radhës.

E në lidhje me emrin e ri që do të jetë edhe kapiteni i kombëtares, Panucci ka theksuar se nuk ka preferenca dhe shiriti do t’i takojë atij lojtari që do të jetë pjesë e formacionit, e që ka edhe më shumë ndeshje me kombëtaren.

Pse shmanget kapiteni Agolli për të dytë herë radhazi, çfarë po ndodh me atë?

Në shtator Agolli mbush 36 vjeç, në momentet që fillojnë eliminatoret zyrtare, në momentin do të mendojmë zëvendësuesit. Kam folur me Agollin dhe i kam përcjellë faktin, që në qoftë se do të kem nevojë do ta kem në kosideratë.

Duhet të jem shumë i qartë në atë që po ju përcjell. 36 vjeç kur fillojnë eliminatoret dhe 38 vjeç kur luhet eliminatoret. Është një profesionist shumë serioz. Do kisha dashur ta trajnoja kur ishte 28-vjeç. E ndjej obligim për të kërkuar diçka tjetër, përveç faktin e moshës që është 36 vjeç.

Kush do të jetë kapiteni i ardhshëm?

Në ditën që u prezantova si trajner, mbani mend si u thashë. Ai që ka më shumë prezencë, do të jetë kapiten. Kapiteni i ekipit kombëtar është ai që do të ketë më shumë ndeshje. Llogaritë i bëni vetë kush do jetë kapiteni i ekipit kombëtar për ndeshjen e të hënës.

Mendoni se do jetë ky grupi që do përgatisni eliminatoret?

Që nga ky moment deri në qeshur unë do të provoj lojtar të rinj. Një bazë e kam vendosur, por do të thërras lojtarë të rinj.

Sadikun e njoh, por duhet të them që në këtë moment është një problem për të sepse po luan pak. Kemi një javë kohë. Kemi rikuperuar Balën dhe Cikalleshin, kemi 3 sulmues, që më pëlqejnë. Do ta shikojmë të hënë për sa i përket skemës.

Ishte e drejtë ta grumbulloja Sadikun përveç faktin që ekipi kombëtar është një motiv më shumë. Ai jeton brenda zonës edhe pse ka luajtur vetëm 30% të ndeshjeve.

Christian Panucci flet për gjithçka. Në konferencën për shtyp përpara grumbullimit për sfidën miqësore ndaj Norvegjisë që do të zhvillohet më 26 mars në Elbasan Arena, trajneri italian i kombëtares shqiptare foli për shumë tema, nga çështja e mosgrumbullimit të kapitenit Agolli e deri te rasti Edon Zhegrova i cili zgjodhi Kosovën dhe jo Shqipërinë.

A do ketë të tjerë lojtarë të rinj që do të afrohen te Shqipëria?
Christian Panucci: Deri në qershor unë do të provoj lojtarë të rinj, bazat janë hedhur por unë do të grumbulloj të rinj për të parë nëse ata mund të jenë të vlefshëm për kombëtaren në Ligën e Kombeve dhe eliminatoret e europianit.

Si është gjëndja e Sadikut?
Christian Panucci: Sadiku po rikuperohet nga dëmtimi, do të shikojë deri të hënën sesi do të jetë gjëndja e tij dhe nëse do të jetë i gatshëm të luajë. E rëndësishme është që kemi sërish në skuadër Balajn dhe Cikalleshin dy sulmues të rëndësishëm që mua më pëlqejnë shumë dhe që tashmë janë plotësisht të gatshëm për të ndihmuar kombëtaren.

Fakti që keni grumbulluar Abazajn dhe Gavazajn tregon që niveli i kampionatit shqiptar është rritur?
Christian Panucci: Unë jam trajneri i Shqipërisë dhe është normale që të ndjek kampionatin shqiptar. Abazaj dhe Gavazaj janë lojtarë të rinj të talentuar dhe kanë karakteristika shumë të mira dhe mua më pëlqejnë. Ato po paraqiten shumë mirë me skuadrat e tyre dhe unë duhej tua jepja një stimul duke i grumbulluar në ekipin kombëtar. Të gjithë ata që do të paraqiten mirë në kampionatin shqiptar dhe janë futbollistë të rinj në moshë do t’i kenë të hapura dyert e kombëtares.

Rasti Zhegrova që zgjodhi Kosovën?
Christian Panucci: Unë e kam kërkuar dhe kam kontaktuar me të, por tashmë është e kotë të flas për këtë çështje sepse ai ka zgjedhur një përfaqësuese tjetër. Ka edhe nga ato raste kur prindrit vendosin për të ardhmen e futbollistit madje edhe edhe duke e shkatërruar atë. Kaq dhe pikë nuk mund të flas më për këtë temë.

Pse kaq emra për vetëm një ndeshje?
Christian Panucci: Kam grumbulluar 4 apo 5 lojtarë të rinj për ti parë në stërvitje por edhe për të kuptuar nëse niveli i skuadrës ndryshe nga grumbullimi i mëparshëm në Antalya, do të jetë më i lartë, pasi konkurenca në skuadër rrit cilësinë.

Si është raporti juaj me Alban Bushin, sepse ai nuk ka qenë dakort për grumbullimin e Abazajt në kombëtaren e madhe?
Christian Panucci: 
 E kuptoj irritimin e Bushit sepse Shpresat do të luajnë dy ndeshje të rëndësishme, por unë dua të provoj lojtarë dhe për këtë arsye kam grumbulluar Abazajn, ndërsa për Ramadanin ai e dinte që më herët. Mes meje dhe Bushit ka një bashkëpunim të shkëlqyer. Edhe për sfidën ndaj Turqisë Ramadani ishte i grumbulluar, por unë e lejova të luante me U-21. Në shtator fillojnë sfidat zyrtare dhe unë kam për detyrë ti provoj të gjithë.

Pse vetëm një ndeshje miqësore?
Christian Panucci: Duke qenë se ka lojtarë që kanë luajtur pak me klubet e tyre, zgjodha të zhvillonin vetëm një ndeshje miqësore, pasi doja të kisha më shumë seanca stërvitore dhe të punoja më mirë me këta futbollistë në mënyrë që ata të arrijnë formën maksimale.

A ka do të ketë me lojtarë të tjerë të rinj në kombëtare në grumbullimet e ardhshme?
Christian Panucci: Shpresoj që cikli për të kërkuar lojtarë të rinj të mos jetë mbyllur. Do të kërkoj futbollistë të tjerë gjatë muajve në vazhdim, lojtarë të zotë dhe që po bëjnë mirë me klubet e tyre. Pastaj nuk duhet të harrojmë që në këtë grumbullim kemi mungesa sepse Veseli e Abrashi janë të dëmtuar.

Berisha apo Strakosha kush do të jetë titullar?
Christian Panucci: E bukur të zgjedhësh kur janë në nivel shumë të lartë. Nga kjo ndeshje dhe deri në maj do të zhvillojmë 3 ndeshje, dhe unë do t’i alternoj të dy si Strakoshën ashtu edhe Berishën. Në ndeshjet e fundit ka luajtur Berisha sepse Strakosha ishte edhe i dëmtuar, gjithsesi unë jam i qetë nga kjo pjesë.

Në fund trajneri zgjodhi një batutë madje në gjuhën zhargon për të sqaruar edhe njëherë përpara gazetarëve çështjen e talenteve të reja që u është bërë ftesë, por në fund nuk kanë zgjedhur Shqipërinë, duke e refuzuar kombëtaren kuqezi.
Christian Panucci: Unë i thërras njëherë dhe zgjedhjen e bëjnë ata vetë, ka nga ata që duan të zgjedhin Brazilin, por ka dhe nga ata që duan Shqipërinë, ka nga ata që zgjedhin Kosovën dhe nga ata që zgjedhin Shqipërinë. Por nëse mua më thonë njëherë jo, për futbollistë të tillë nuk ka më vend te Shqipëria. Gjithsesi dua të shtoj se këta futbollistë nuk kanë bythë të zgjedhin vetë, por për ta vendosin prindrit, xhaxhai, tezja, halla…

Shkruar Nga
More from Redaksia

5 fakte interesante për karakterin e femrave që të gjithë duhet t’i dinë

Femrat mund të jenë qenie shumë interesante sidomos tani që ekziston një...
Read More