Papa: Duhet të dëgjojmë zërin e të varfërve



papa

Pjesmarrësit e forumit global shoqëror Fortune-Time të shtunën në Romë u surprizuan nga një pjesëmarrje e Papa Franceskut, i cili mori fjalën duke ndërgjegjësuar audiencën mbi sfidat globale shoqërore dhe rritjen e drejtësisë individuale. Pjesë e deklaratës së tij, ishte sa më poshtë:

Të dashur miq,

Jam i lumtur që marr pjesë në forumin tuaj dhe vlerësoj punën e bërë gjatë këtyre ditëve. Tema që ju kemi zgjedhur, Sfidat e Shekullit të 21-të: Nxitja e unitetit shoqëror, është me shumë vend dhe sinjalizon për nevojën urgjente të përfshirjes dhe zbatimit të modeleve të barazisë ekonomike. Përveç punës tuaj për ndryshimin e ideve dhe ndarjen e informacionit, e rëndëishme është uniteti shoqëror si në sensin abstrakt, ashtu dhe në idetë konkrete dhe veprimi për përmirësimin e çështjeve të rëndësishme të kohës tonë.

Bota e sotme shënohet nga trazira të mëdha. Pabarazia mes popujve vazhdon të rritet dhe shumë komunitete janë goditur nga lufta dhe varfëria, nga emigracioni dhe zhvendosjet e detyruara. Njerëzit duan të dëgjohet zëri, shqetësimet dhe frikat e tyre. Ata duan të kontribuojnë në shoqëri dhe të përfitojnë nga burimet e zhvillimet që i rezervohen vetëm disave. Kur në të njohim të ligën në mes nesh, mund të kërkojmë shërimin dhe pastrimin e shpirtit. Prezenca juaj këtu sot është shenjë e kësaj shprese, sepse tregon se ju pranoni problemin dhe nevojën për të vepruar me vendosmëri. Kjo është strategjia e ringjalljes dhe konvertimit personal; ndryshimi i zemrës që i jep prioritet shprehjeve më të thella të njerëzimit tonë të përbashkët, të kulturave, besimeve fetare dhe traditave.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

“Gjithçka që dua për Krishtlindje është pak gjumë”

Kur më në fund përfundoni në prehrin e babadimrit, gjithçka që mund...
Read More