Papa Françesku përballë Krizës së Abuzimeve Seksuale në Kishën Katolike

Nga Pirro Prifti – Përballë një krize të rëndë besimi ndaj Kishës Katolike, në 26 gusht 2018 Papa Françeksu (Pope Francis) mbajti një Meshë solemne në Parkun Fenix, Dublin, Irlandë gjatë udhëtimit të tij Apostolik të 24, në Takimin Botëror të Familjeve.

Takimi nuk ishte i rastësishëm.

Re të Zeza të Abuzimeve Seksuale ndaj fëmijëve meshkuj apo femra nga ana e Priftërinjve Katolikë në të gjithë botën katolike, kanë marrë përmasa të tilla në të cilën Kisha Katolike, Vatikani, dhe vetë Papa gjenden para akuzave të tmerrshme nga ana e Familjeve, fëmijët e të cilave janë abuzuar nga klerikët katolikë që nga ata më të thjeshtët e deri te Kardinalët në çdo vend të botës katolike.

Ashtu sikundër edhe përfaqësuesit e Familjeve i thanë Papës në takimet e tij Private pas Meshës Solemne se…… nuk është i mjaftueshëm vetëm Shfajësimi dhe Ndjesa e shprehur nga Papa ndaj Familjeve të abuzuara nga Klerikët Katolikë.

Vetëm Ndjesa nuk mjafton, por duhen marrë ndëshkime të ashpra ndaj abuzuesve,…. thanë përfaqësuesit e Familjeve.

Një Akuzë tjetër e rënde ndaj Vatikanit është ajo e fshehjes së këtyre abuzimeve seksuale nga priftërinjtë katolikë, përfshi dhe disa Kardinalë ndër vite.

Kjo Akuzë e drejtuar këto ditë ndaj Vatikanit u përforcua edhe më, në një Deklaratë të një ish-zyrtari të lartë të Vatikanit, z. Vigano.

Me një gjuhë të ashpër, z. Vigano deklaroi se fshehja e të vërtetave dhe mbulimi i tyre nga ana e Kishës Katolikë i ngjan një: “Konspiracioni të Heshtjes jo aq i pangjashëm se sa me atë që përdorej nga Mafia”.

`Papa Françesku ka përsëritur disa herë për një transparencë totale në Kishën Katolike`- deklaroi Vigano i cili e ka kritikuar disa Papën edhe më përpara.

Z. Vigano deklaroi gjithashtu se “Në këtë Moment jashtëzakonisht dramatik për Kishën Universale, Ai (Papa), momenti i tij jashtëzakonisht dramatik për Kishën Universale, duhet të njohë gabimet e tij dhe në mbajtjen e Principit Zero tolerancë, Papa Françesku duhet së parë ta japë shembullin e tij të mirë për Kardinalët dhe Priftërinjtë që fshehën dhe mbuluan veprat e turpshme të McCarrick, duke i shkarkuar ata por duke dhënë edhe vetë dorëheqjen“. (https://www.reuters.com/article/us-pope-ireland-abuse/former-top-vatican-official-says-pope-should-resign-over-abuse-crisis-iduskcn1lb08q).

Problemi i Kardinalit katolik amerikan të larguar nga detyra, Theodore Edgar McCarrick që përmend z. Vigano, ishte i njohur që më parë, por shumë vepra të turpshme të tij si abuzimet seksuale me të rinjtë ishin mbajtur fshehur nga Kisha Katolike.

Ky Kardinal ishte Anëtar i Kolegjit të Kardinalëve. Papa Françesku vetëm në Korrik 2018 e largoi nga detyra. Dokumentet tregojnë se të dhënat për abuzimet e tij seksuale me të rinjtë janë që nga viti 1994 kur këto i denoncoi Bishopi Edward T. Hughes. Në 25 gusht 2018 Kadinali Carlo Maria Vigano , ish-Nuncio Apostolik për SHBA, paraqiti një letër prej 11 faqesh Vatikanit ku e informonte për abuzimet e McCarrick, që nga viti 1994; letrat për këto abuzime janë bërë edhe nga Montalvo dhe Pietro Sambi ish-Nuncio Apostolik të mëparshëm në SHBA.

Në 2010, Papa Benedict XVI, vendosi kufizime ndaj Kardinalit McCarrick, duke mos e lejuar atë të japë meshë, e të dalë në publik; gjithashtu Vigano edhe në 2008, kishte shkruar përsëri një Memo për abuzimet e McCarrick, duke përfshirë dhe dokumente. Sidoqoftë asgjë nuk tjetër nuk u ndërmor kundër abuzimeve të tij nga ana e Vatikanit dhe sipas Vigano, Papa Françesko, përkundrazi, i hoqi sanksionet kundër McCarrick dhe e bëri atë “këshilltarin e tij të besuar“, duke e ditur që McCarrick ishte një `Predator serial` që nga viti 2013.

Vetëm në 27 korrik 2018, Papa Françesku urdhëroi McCarrick-un që t’i përkushtohej `një jete me lutje dhe pendesë në vetmi të plotë`, dhe pranoi dorëheqjen e tij nga Këshilli i Kardinalëve.

(https://en.wikipedia.org/wiki/Theodore_Edgar_McCarrick).

Në 14 gusht 2018 Grand Jury e Pensilvanisë deklaroi se….. për 70 vite me radhë, 300 priftërinj katolikë kanë abuzuar seksualisht me mijëra fëmijë, por edhe duke u mbushur mendjen familjeve fëmijët e të cilëve ishin abuzuar, – që të mos denonconin por të heshtnin.

Kjo ngjarje e fundit me ish-Kardinalin McCarrick, e mbushi kupën dhe ishte `trigeri` që detyroi Papa Françeskun të ndërmarrë në Dublin të Irlandës një Meshë për Familjet e abuzuara (https://www.nytimes.com/2018/08/14/us/catholic-church-sex-abuse-pennsylvania.html).

Kështu, një nga Religjionet me më shumë besimtarë në botë ajo katolike është duke u përballur sot, me një nga krizat më të rënda gjatë fillimit të shekullit XXI , krizë e cila mesa duket është vazhdim i problemeve të rënda edhe gjatë shekullit XX.

Kjo krizë e cila shpreh në një farë mënyre edhe degradimin e disa klerikëve katolikë jo vetëm në një vend por në shumë vende ku religjioni katolik vepron dhe është në mazhorancë.

Ashtu sikundër thuhet shpesh se prapa kryqit qëndron djalli, sidomos në rastet kur ka ngjarje të tilla kur abuzuesit janë vetë predikuesit e fjalës së shenjtë- klerikët katolikë, edhe këto ditë dalja në pah e 1000 abuzimeve seksuale te fëmijët nga ana e jo vetëm klerikëve të thjeshtë por edhe e disa kardinalëve, tregon se sa problem i rëndë i del Papa Franceskut për të dënuar në radhë të parë klerikët katolikë por edhe për t’u shfajësuar përpara besimtarëve të të gjithë Botës katolike.

Raste të tilla janë në të gjithë botën katolike duke filluar që nga SHBA, Kanada, Austri, Kenia, Kroaci, Itali, Maltë, Holandë, Poloni, Angli, Suedi, Meksikë, Argjentinë, Zelanda e Re, Peru, Kili, Brazil.

Këto raste abuzimesh seksuale nga ana e klerikëve të thjeshtë katolikë, misionarëve katolikë, murgjve, madje dhe kardinalë, kanë tronditur besimin në Kishën katolike kohët e fundit.

Raste abuzimesh të tilla janë deklaruar që nga viti 1980 (https://en.wikipedia.org/wiki/Catholic_Church_sexual_abuse_cases).

Në vitin 2004 John Hoy Report paraqiti një total prej 4392 priftërinjsh katolik dhe klerikë, me grada (Deacon) vetëm në SHBA, që kishin abuzuar seksualisht me fëmijë. Pedofilia ndër priftërinj ka marrë përmasa të mëdha krahas abuzimeve edhe me mosha të tjera.

Sipas Archbishopit Silvano Maria Tomasi në shtator 2009 në artikullin e tij te Holy See deklaroi se “Ne e dimë që të paktën prej 50 vitesh, rreth 1.5% – 5% të klerikëve katolikë kanë qenë përfshirë në abuzime seksuale“.

Sipas dr. Katolik Thomas Plante të Universitetit Katolik Santa Klara, në shkrimin e tij `Perspektiva e Klerikëve katolikë ndaj Abuzimeve Seksuale` , deklaron se.. “afërsisht 4% e klerikëve katolikë gjatë viteve 1960-1970 kanë patur eksperienca seksuale me fëmijë; dhe deklaron se kjo është veçanërisht prioritet te klerikët meshkuj“.

Një skandal tjetër i shek. të 20 ishte rasti i Kardinalit austriak Hans Herman Groer , i cili dha dorëheqjen e tij për “sjellje të keqe seksuale” në vitin 1998, por duke mbetur Kardinal edhe për tri vite, megjithëse diheshin abuzimet e tij seksuale me të mitur (https://en.wikipedia.org/wiki/Catholic_Church_sex_abuse_cases_by_country).

Ky problem ka lidhje me degjenerimin e Kishës Katolike gjatë shekujve XX dhe XXI, degjenerime të cilat janë vënë re edhe në shekujt e kaluar.

Ndoshta kjo ka të bëjë me gabimin që ka bërë Kisha Katolike dhe Vatikani për t’i mbajtur priftërinjtë e pamartuar.

Dihet që Ortodoksia e lejon martesën te priftërinjtë e thjeshtë, dhe raste abuzimesh të tilla si në kishën katolike nuk ka.

Po kështu edhe në Fenë islame raste të tilla janë të pazakonta. Kjo ka lidhje mesa duket gjithashtu me lejen që kanë klerikët myslimanë për t’u martuar ligjërisht me një grua.

Nëse Vatikani justifikon Kishën e vet me sentencën e Shën Palit se “do të ishte mirë që njerëzit të mos martoheshin por t’i përkushtoheshin Zotit”, atëherë duhet të kenë parasysh se sentenca e Shën Palit përfundon me frazën në vazhdim që thotë: “meqenëse epshi seksual është i fortë te njerëzit, atëherë do të jetë më mirë që njerëzit të martohen në mënyrë që të mos ketë imoralitet” (Testamenti i Ri, shkrime të Shën Palit).

Le të shpresojmë që këto abuzime seksuale ndër të mitur dhe të rritur të përfaqësuesve Kishës Katolike, të marrin dënimin e merituar, por perspektiva e besimit do të mbetet e dyshimtë nëse Kisha Katolike nuk lejon priftërinjtë e thjeshtë të martohen.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tuna vjen sot me projektin e ri

    Pas një pauze të gjatë, këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Altuna...
Read More