Papa jep alarmin: Bota drejt një lufte të madhe

Nga vendi i shndërruar në simbol të tmerreve të Luftës së Dytë Botërore në Itali, Papa Françesku bëri një prej thirrjeve më të forta e emocionale kundër luftës.

“Bota po i drejtohet një lufte edhe më të madhe se sa ato të mëparshmet’-pohoi numri një i Vatikanit, pasi vizitoi varrezat e ushtarëve amerikanë ne qytezën e Nettunos.

Komentet i bëri gjatë një meshë në ambient të hapur për mijëra vetë, në ditën kur Katoliket kujtojnë të vdekurit.

“Kurrë me o Zot, kurrë me nga këto masakra të pakuptimta! Sot që bota është në luftë dhe po bëhet gati të hyje edhe më e fuqishme në luftë duhet ta themi këtë…Me luftën humbet gjithçka”, deklaroi Papa Françesku.

Më pas Ati i Shenjtë vizitoi edhe memorialin e masakrave të Luftës së Dytë Botërore në Romë. Fjalët e Papa Françeskut i bëjnë jehonë thirrjes së Papa Palit të 6, ne 4 tetor te 1965 kur tha para OKB, kurrë më luftë’.

Këtë vit u përkujtua edhe 100 vjetori i letrës se Benediktit XV për shtetet e përfshira në Luftën e Madhe, të cilave u kërkoi të ndalonin masakrat e pakuptimta.

Një apel të ngjashëm Papa Françesku ia beri kancelares Angela Merkel në një letër. “Uniteti në fusha të tilla ekonomike e sociale është në kontradiktë me dëshirën e vazhdueshme per konfrontime”-ishin fjalët që i drejtoi Ati i Shenjtë, Merkelit.

Ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, Papa Françesku paralajmëroi se bota rrezikonte vetëvrasjen për shkak të armëve bërthamore.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e premte 27 tetor 2017

Dashi Kujdes me ato qe do thoni ne jetën tuaj ne çift...
Read More