Papa: Trump të rishqyrtojë vendimin për dëbimin e emigrantëve

Papa Françesku kërkoi që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump të rishqyrtojë vendimin për dëbimin e emigrantëve të rinj të ardhur në SHBA në mënyrë të paligjshme.

“Unë e kam dëgjuar presidentin e SHBA-ve të flasë, duke e prezantuar veten si një njeri pro jetës. Nëse ai është pro saj, atëherë ai duhet të kuptojë se familja është burimi i jetës dhe ne duhet ta mbrojnë unitetin e saj”, deklaroi Papa Françesku.

Javën e kaluar, presidenti amerikan njoftoi vendimin për abrogimin e programit të ashtuquajtur, DACA, i ideuar dhe i zbatuar nga paraardhësi i tij, Barack Obama, në vitin 2012.

DACA lejoi rreth 800000 të rinj që të mbeteshin në SHBA, të punonin dhe të shkolloheshin atje.

Trump i ka kërkuar Kongresit që këtë akt ta zëvendësojë brenda gjashtë muajve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Femrat emocionale dhe meshkujt të mençur

Shumica e meshkujve ikin menjëherë nga damat të cilat kanë nevojë vazhdimisht...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.