Papadhimitri, të plotë filmin për rënien e bustit të diktatorit

foto-e-bukurPër herë të parë kemi të plotë xhirimin e ngjarjeve që shënuan rënien e diktaturës, me simbolikën e rënies së bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991. Është regjisori Spartak Papadhimitri që jep këtë njoftim, dje, duke plotësuar xhirimet e grevës së studentëve bashkë me rrëzimin e bustit të Enverit. Dje në rrjetin e tij social, Papadhimitri ka treguar se tani ne kemi një histori të qartë të politikës shqiptare me kulminacionin e shembjes së bustit të diktatorit.

Për herë të parë kemi të plotë xhirimin e ngjarjeve që shënuan rënien e diktaturës, me simbolikën e rënies së bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991.

Është regjisori Spartak Papadhimitri që jep këtë njoftim, dje duke plotësuar xhirimet e grevës së studentëve bashkë me rrëzimin e bustit të Enverit.

Dje në rrjetin e tij social, Papadhimitri ka treguar se tani ne kemi një histori të qartë të politikës shqiptare me kulminacionin e shembjes së bustit të diktatorit. Bashkë me njoftimin e xhirimit të këtij momenti historik, Papadhimitri ka publikuar për herë të parë dhe fotot e rralla nga kjo ngjarje në grevën e studentëve, si dhe turmën në sheshin “Skënderbej”.

“Faleminderit Saimir Kumbaro, Ardian Murraj, Gentit dhe Edit, të cilët më ndihmuan në xhirimet e grevës së studentëve dhe të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Fatmirësisht pas xhirimit të përleshjes të turmës që vinte nga Qyteti Studenti me policinë pranë Televizionit Shqiptar më kishin ngelur dhe 5 sekonda film që u xhirua rrëzimi i bustit dhe ndodhet në Arkivin e filmit të Shtetit. Është xhiruar me negativ color orëo dhe kamera arriflex 2c. Fatmirësisht ky xhirim shpëtoi që të mos dëmtohej, ndërsa të tjerat…”, ka shënuar regjisori për dhënien e kësaj historie.

Ndërsa personazhe të tjerë të njohur kanë plotësuar këtë panoramë përshkruese duke kujtuar së afërmi, mbi këtë “aventurë” të Papadhimitrit për të pasur xhirimet e kësaj ngjarjeje historike.

Një prej tyre, Agim Pipa duke e vlerësuar si një prej operatorëve më të mirë të ish Kinostudios, shkruan për Papadhimitrin duke kujtuar ngjarjet e asaj dite se: “…atje, në zbritje të qytetit Studenti, ndërsa turmat e zemëruara po vinin drejt Liceut, ti (Spartaku), me kamerën në krah kishe zënë vend në një cep të murit ngjitur me Radio Tiranën dhe po xhironte. Pikërisht në atë kohë, pasi kishte mbërritur edhe një zjarrfikëse, që lëshoi ujë të nxehtë mbi protestuesit, nja dy-tre gorilla të policisë t’u lëshuan me grushte dhe shkelma, duke dashur ndoshta edhe të të vrisnin, ndërsa ti po xhiroje, miku im. Dhe, kujtoj, që ti u përkule, e fute kamerën mes dy këmbëve për ta mbrojtur nga vandalet me uniforma policie dhe durove për disa minuta shkelmat dhe grushtet e gorillave. Një valë e madhe njerëzish erdhën në rrugën nga Liceu drejt Radios dhe ata të lëshuan për një moment. Dhe ti, i gjakosur, lëvize ngadalë, drejt një porte druri te një vilë, që tash nuk është më. Aty, me sa mësova më vonë, të strehoi për disa minuta qytetarja Meri Cangonji, nëna e artistes së madhe Lida Cangonji. Të dhanë ndihmën e parë, të lanë gjakun në fytyrë dhe të dhanë kurajën të niseshe sërish drejt bulevardit, bashkë me protestuesit, popullin trim të Tiranës dhe të gjithë ata, që e deshën Shqipërinë, si gjithë Europa. Të tjerat, si vijoi me tej hedhja e shtatores, ti i ke të fiksuara përjetësisht në filmin e asaj dite të paharruar, – që dëshmon një artist me ndërgjegje të kulluar, artist si pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare”.

Një tjetër personazh, Edmond Topi, ka kujtuar se në atë kur po ndodhte ky moment historik, ka qenë duke u xhiruar filmi dokument “Na ishte një herë…frika”.

Topi shkruan se kishin ditë që po xhironin, dhe se atë ditë nuk ishin rastësisht në “shesh”, duke zbritur nga godina e 15 e qytetit Studenti pas takimit me Arben Imamin, Azem Hajdarin dhe Aleksandër Meksin.

“Dhe materiali është i montuar në Film!!! Ndryshe nga çdo reportazh ku përdoret një Plan me transfokator i një kameramani në TVSH që u ndodh aty për një aktivitet të Bashkimeve profesionale…në atë dokumentar është montuar ky Plan..”, e mbyll Topi këtë kujtesë, kur thotë se ekziston dhe një foto në arkivin e tij, ku është fiksuar Papadhimitri duke xhiruar…

Shkruar Nga
More from revista mapo

Të abuzosh me emrin “Europë”

Nga Gilman Bakalli Dëmi është bërë tashmë. Europa dhe Bashkimi Europian përdoren...
Read More