Papunësia në Vlorë, banorët: Ndihma ekonomike nuk mjafton për bukë

Mëngjesi i çdo dite i gjen në sheshin Omonia të Vlorës me shpresën se dikush do t`i marrë në punë dhe t`ju mundësojë në këtë mënyrë ushqimet e ditës. Janë kryefamiljarë dhe mbajnë mbi supe peshën e gjithë familjes.

Me 3 mijë lekë të ndihmës ekonomike thonë se nuk mund të sigurojnë dot bukën dhe as jetesën, ndaj e vetmja shpresë mbetet sheshi Omonia, ku punëdhënësit shfaqen çdo ditë e më rrallë.

Punëtorë: S’ka punë fare! Shpresat janë humbur.
-Jetohet kështu? Ai do të paguaj energjinë elektrike, taksat e bashkisë.

Vlora është një qytet bregdetar, i pasur me resurse por duket se në muajt jashtë sezonit turistik, papunësia zë vend e ulet këmbëkryq.

Shkruar Nga
More from Revista User

Katër mënyra brilante për ta ‘mashtruar’ trurin me qëllim që të bëheni më të lumtur

Truri jonë mund të bëjë gjëra vërtet të mahnitshme. Ende mbeten mister...
Read More