Paqja në Siri, ngecin negociatat, Assad mbështet masat e emigracionti të Trump

download

Përfaqësuesit e regjimit të presidentit Bashar al-Assad u takuan sot me grupet rebele në kryeqytetin kazak Astana, teksa armëpushimi i dobët sirian nuk jep shpresa qëndrueshmërie.

Takimi ishte raundi i fundit i serisë së bisedimeve që i paraprijnë atyre të parashikuara në Gjenevë më 23 shkurt, të ndërmjetësuara nga OKB.

I dërguari i OKB pwr Sirinë, Jan Egeland, fajësonte mungesën e bashkëpunimit mes Moskës e Washington-it për “ngërçin e tmerrshëm” në bisedimet e paqes. Ai tha të enjten se bashkëpunimi mes tyre ishte i kënaqshëm në 2016, por kohët e fundit Siria nuk ka reaguar ndaj krizave humanitare të rritje. “Rrethimet ushtarake të kohëve të fundit po shkaktojnë mbytje të popullatave civile”, tha ai.

Megjithse nuk ishte në bisedimet në Astana, Assad shprehu sot mbështetjen e tij ndaj urdhrit të ndalimit të emigracionit nga presidenti Donald Trump, duke thënë se ka si qëllim ndalimin e kalimit të terroristëve në Perëndim.

Shkruar Nga
More from Revista User

SHBA, 520 milionë dollarë kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Tragjedia e trafikimit të qenieve njerëzore ishte në qendër të vëmendjes gjatë...
Read More