Parada e babagjyshëve, dhurata dhe atmosferë festive në Korçë

d14200152630_10869654_760917660628990_7919081135560331743_o

Parada e Babagjyshave, ka mbledhur dhjetëra fëmijë të cilët në mënyrë simbolike kanë shëtitur në rrugët e qytetit të Korçës duke e bërë më të prekshme atmosferën festive të këtyre ditëve.

Në këtë vit të dhjetë të organizimit të kësaj parade, vogëlushët të paraprirë nga një babagjysh fëmijë dhe të shoqëruar nga prindërit kanë shpërndarë çokollata e karamele për kalimtaret duke sjellë një atmosferë të gëzueshme të shoqëruar edhe me një koncert festiv.

Më tej marshimit të babagjyshave iu është bashkuar edhe kryebashkiaku Sotiraq Filo i cili ka përcjellë urimin e tij për festat e fundvitit.

Qyteti i Korçës mbetet një nga destinacionet e preferuara të turisteve vendas dhe të huaj edhe në ditët e fundit të vitit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kate Middleton në pritje të binjakëve

Familja mbretërore do të shtohet me dy fëmijë të tjerë. Bëhet fjalë...
Read More