“Paradise Papers”: Banka gjermane të përfshira në aktivitetet e kazinove ilegale

Tri banka gjermane janë përfshirë në një aktivitet të paligjshëm me kazinotë ilegale online, sipas hulumtimeve të kryera nga dy organizata lokale të medias, pas hetimeve të fundit mbi parajsat fiskale nga “Paradise Papers”.

“Bankat gjermane si ‘DZ Bank’, ‘Postbank’ dhe ‘Hypovereinsbank’ besohet të jenë përfshirë në një aktivitet online, ku kanë pranuar para’ për lojërat ilegale të fatit”, njoftoi dje në mbrëmje gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung” së bashku me NDR.

“Kompanitë mund të shpallen fajtore për kryerjen e aktivitetit online, që pretendohet të kenë asistuar në lojërat ilegale të fatit, pas të cilave fshihet procesi i pastrimit të parave”, sipas gazetës gjermane “Sueddeutsche Zeitung”duke cituar Ministrinë e Brendshme të shtetit gjerman të Saksonisë së Poshtme.

Secila nga bankat gjermane të sipërcituara kanë reaguar ndaj pretendimeve të fundit të mediave .

Banka “Hypovereinsbank” deklaroi se ajo kishte ndjekur të gjitha udhëzimet ligjore dhe rregullatore, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me pastrimin e parave, ndërsa ”DZ Bank” tha se ishte duke shqyrtuar situatën.

“Postbank” tha se kishte operuar sipas ligjit gjerman.

Këto të dhëna u zbuluan pas hetimit të informacioneve në 13,4 milionë dokumente nga një kompani ligjore “offshore” dhe një kompani e besuar në Singapor, e njohur si “Paradise Papers”. Dokumentet u morën nga gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung” dhe u ndanë me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativ (ICIJ). Ata dokumentojnë marrëdhëniet e institucioneve financiare, gjigantëve të teknologjisë dhe markave të tjera si prodhuesi i mallrave sportive “Nike”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mbi 1,600 civilë të vrarë për gjashtë muaj në Afganistan

Kombet e Bashkuara u bënë thirrje grupeve kryengritëse në Afganistan që të...
Read More