Paralajmërimi i CIA-s: Peniani, pranë aftësisë për të na goditur

Koreja e Veriut është shumë pranë përmbushjes së qëllimit për të vënë nën rrezen e goditjes së raketave të saj Shtetet e Bashkuara.

Paralajmërimi vjen nga kreu i CIA-s Mike Pompeo. Ai theksoi se Uashingtoni preferonte ende diplomacinë ndaj sanksioneve, por shtoi se forca ushtarake mbetej një opsion. Peniani pretendon se ka aftësinë për të goditur Shtetet e Bashkuara.

“Koreja e Veriut është pranë përmbushjes së objektivit e nga pikëpamja e politikës amerikane, ne duhet të sillemi sikur thuajse e ka arritur këtë. Kanë avancuar aq shumë, sa tani duhet të mendojmë se si të ndalim hapin përfundimtar”, u shpreh Pompeo.

Javën e kaluar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson këmbënguli se Presidenti Donald Trump donte ta zgjidhte krizën përmes diplomacisë. Në fjalimin gjatë të cilit preku shumë tema, Pompeo tha gjithashtu se shërbimet e zbulimit kishin arritur në përfundimin se ndërhyrja e Rusisë nuk kishte ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 2016-s.

Por më vonë, CIA lëshoi një deklaratë që dukej se i kundërshtonte konstatimet e shefit të saj.

“Vlerësimet e inteligjencës për ndërhyrjen e Rusisë nuk kanë ndryshuar dhe drejtori i CIA-s nuk donte të sugjeronte këtë”, thuhet në deklaratë.

Pompeo preku gjithashtu çështjen e çiftit të rrëmbyer amerikano-kanadez, që u lirua javën e kaluar. Sipas tij ata ishin mbajtur peng në Pakistan për 5 vite e jo në Afganistan, siç ishte menduar më herët.

Informacioni bie ndesh me atë të autoriteteve pakistaneze, që thanë se familja ishte mbajtur në Afganistan e se më pas ishte zhvendosur përtej kufirit në distriktin fisnor të Kurramit, në Pakistan më 11 tetor.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bagdadin, mbi 30 të vdekur dhe 60 të plagosur

Një sulm kamikaz ka tronditur qetësinë e Bagdadit duke marrë mbi 32...
Read More