Parandalimi i aksidenteve rrugore, Sulçe: Duhet strategji kombëtare gjithëpërfshirëse

Parandalimi i aksidenteve rrugore mund të realizohet vetëm përmes hartimit të një strategjie konkrete gjithpërfshirëse, për minimizimin e tyre por edhe shpëtimin e jetëve njerëzore. I këtij mendimi është eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe i cili në një intervistë të dhënë për “Channel One”, thotë se, kjo strategji duhet të jetë afatgjatë.

Artur Sulçe: “Ka ardhur koha që ashtu sikurse Suedia, në vitin 1991-1992 vendosi “vizionin zero”,ashtu ka ardhur koha edhe në vendin tonë që të bashkohen të gjitha palët dhe të krijojnë një strategji. Jo njëra e bën me këtë drejtim dhe vjen tjetra e bën një tjetër drejtim, por të vijohet duke bashkëpunuar. Të bëjmë një program të përbashkët, pasi vetëm kështu mund të arrihet diçka, vetëm atëherë rezultatet do të jenë më të prekshme dhe strategjia mund të jetë reale.”

Lidhur me paralajmërimin e policisë rrugore, për shtrëngimin e masave, për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë semaforët apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjeteve, Sulçe thotë se kjo është një shenjë e mirë, që tregon se policia rrugore po i rikthehet misionit të saj.

Artur Sulçe: “Ka një angazhim nga policia rrugore e cila do të bëjë punën e saj, pra të vijojë të zbatojë ligjin. Unë kështu e shoh si profesionist, pasi nuk mund të them se është shtrëngim masash, sa kohë që kodi rrugor ndryshoi në fund të vitit 2014. Ky titullari i Ministrisë së Brendshme, po i vë në punë këta njerëz, të cilët nuk do të flejnë më gjumë, por do ndëshkojnë shkelësit e ligjit. Vetëm pak ditë më parë, policia rrugore tha se do të ketë kontrolle të intensifikuar të mjeteve për të parandaluar aksidentet rrugore .”

Referuar statistikave të vitit 2016, policia rrugore ka dekalruar se në vitin 2017 ka pasur 40 viktima më pak se në 2016.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dosja “Balili”, Policia e Shtetit shpërblim dhe për informatorët e saj

Një ditë pasi Policia e Shtetit vuri në dispozicion të qytetarëve shumën...
Read More