Parashikimi i frikshëm: Nesër Vjosa del nga shtrati

Klodian Zaimi, parashikues i përmbytjeve në Institutin e Gjeoshkencave paralajmëron se nesër në mesditë parashikohet që Vjosa të dalë nga shtrati duke sjellë përmbytje. “Deri tani kemi pasur reshje shumë intensive që kanë ardhur nga veriu i vendit në pjesë malore dhe kanë zbritur drejt qendrës dhe po shkojnë drejt pjesës jugore.

Reshje ka pasur edhe në pjesën veriore, por ne mendojmë që rreziku më i lartë është te baseni i Vjosës, Semanit dhe Shkumbinit, por pjesën e Drinit dhe Bunës nuk paraqiten problematike. Ne parashikojmë që me këto reshje, deri të premten në darkë dhe të shtunën në mesditë mund të kemi dalje të Vjosës nga shtrati me pasoja.

Në momentin e tanishëm nuk mund të parashikojmë dëmet, pasi uji është në nivele mesatare, por sikur e thashë, prurjet maksimale duke ardhur nga Greqia kërkon kohë, që deri të shtunën në mesditë mund të shkaktojnë përmbytjet”,-deklaroi ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

Jonida Vokshi vesh fustanin e bardhë

Sa e bukur duket si nuse! Njëra ndër aktoret më të pëlqyera...
Read More