Parashikimi i gjeologëve: Toka ka hyrë në një epokë të veçantë…

Historia zyrtare e tokës ka një kapitull të ri dhe ne jemi pjesë e tij. Gjeologët kanë klasifikuar 4200 vitet e fundit si një epokë e veçantë në historinë e planetit tonë, raporton TCH.

Ata po e quajnë këtë epokën Megalajane, fillimi i të cilës është shënuar nga një super thatësirë që shfarosi një numër civilizimesh në mbarë botën. Karta Ndërkombëtare Kronostratigrafike, diagrama e famshme që mban evoluimin e historisë së tokës, duhet tani të rinovohet. Gjeologët e ndajnë ekzistencën 4.6 miliardë vjetëshe të tokës në periudha kohore.

Secila periudhë korrespondon me ngjarje domethënëse si ndarja e kontinenteve, ndryshimet dramatike të klimës e madje edhe emergjenca e llojeve të veçanta të kafshëve apo bimëve. Ne aktualisht jetojmë në atë që quhet holocenit, që reflekton gjithçka ka ndodhur gjatë 11 700 viteve të shkuara, që kur një ngrohje dramatike e klimës na nxorri nga epoka e akullit.

Por, vetë holoceniti mund të nënndahet, sipas Komisionit Ndërkombëtar të Stratigrafisë, që është regjistruesi zyrtar i kohës gjeologjike dhe që ka propozuar tre faza për të nominuar fazat e hershme, të mesme dhe të vonë të epokës. Të gjitha këto faza i referohen ngjarjeve të rëndësishme klimaterike. Megalajan, faza më e fundit, nis nga 4200 vite më parë deri në 1950. Ajo nisi me një thatësirë shkatërrimtare, pasojat e të cilës zgjatën për dy shekuj dhe goditi rëndë civilizimet në Egjipt, Greqi, Siri, Palestinë, Mesopotami, Luginën Indu dhe atë të lumit Jangce.

Ajo u shkaktua nga ndryshime në qarkullimin e oqeanit dhe atë atmosferik. Epoka Megalajane është unike mes shumë intervaleve të shkallës gjeologjike dhe fillimi i saj koincidon me një event kulturor global të shkaktuar nga një event klimaterik global. Faza e mesme e Holocenit do të quhet Northgripian dhe daton nga 8300 vite më parë deri në nisjen e asaj Megalajane. Ndërsa faza më e hershme e Holocenit, dalja nga epoka e akullit, do të njihet si Greenlandian.

Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Mbretëresha e errësirës’, një “panterë” superjoshëse…

Një modele afrikane është bërë shumë e famshme në “Instagram”, aty ku...
Read More