Parashikimi i motit: Një ditë e bukur për plazh

Edhe gjatë ditës së sotme moti do të jetë njësoj në të gjithë Shqipërinë.

Por temperaturat do të jenë pak më të larta se dje.

Kështu që kush ka në plan të shkojë për në plazh të bëhet gati pasi do të jetë një ditë mjaft e mirë dhe koha do të mbajë.

Kështu thuhet në parashikimin e bërë nga Instituti i Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Parashikimi i motit:

Sot priten reshje lokalisht të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit.

Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.

Temperaturat

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 33 °C

në vendet e ulëta: 22 / 35 °C

në vendet malore: 14 / 29 °C

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

“’10 Ministri/100 Institucione’, një reformë e dobishme dhe e duhur”

Presidenti i Institutit Europian Pashko, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, në një...
Read More