Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Sinoptikanja Tanja Porja në një lidhje telefonike me televizionin News24 është shprehur se do të kemi përmirësim të gjendjes së motit përsa i përket reshjeve, por përkeqësim përsa i përket temperaturave.

Porja është shprehur se duke filluar nga mesdita e së hënës moti do të jetë i kthellët, por do të ketë rënie në vlerë absolute të temperaturave, çka do të krijojë reshje dëbore në disa zona malore në lindje të vendit.

Deri në mesditën e të hënës moti vijon të jetë i paqëndrueshëm, por nuk presim intensifikim të situatës. Nesër në mesditë presim një përmirësim.

Deri të enjten në mbrëmje moti do jetë i kthjellët, por do ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave.

E marta dhe e mërkura do kenë temperatura deri në -5. Të premten presim një rritje të ndjeshme të temperaturave.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të ardhshme pritet që gjithë zona malore në veri dhe një pjesë e lindjes do ketë reshje dëbore gjatë natës dhe nesër paradite. Në disa zona të thella malore do ketë 60-70 cm dëborë, ndërsa në zona të tjera trashësia do shkojë deri në 30 cm.

Shkruar Nga
More from Revista User

Takimit mes Obama-s dhe Trump-it në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama priti në një...
Read More