Parashikimi i motit: Vijon rritja e temperaturave

Moti në të gjithë Shqipërinë mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme vranësirat në Veri – Verilindje.

Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat shtohen në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë rritjen me 2- 3 °C në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 6 në 24°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 4 ballë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Pse na lotojnë sytë?

  Ka hyrë diçka në sy? Kur diçka hyn në sy, një...
Read More