Parashikimi i shkencëtarëve për yjet

1479235114_497_galaxy-images

Përplasja shpërthyese e dy yjeve më shumë se 1 mijë vjet më parë, mund të bëhen të dukshëm për njerëzit pas katër vitesh, sipas astronomëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një grup shkencëtarësh në Calvin College, Michigan kanë bërë parashikimin e guximshëm për vitin 2022, me të cilën thonë se për herë të parë në histori njerëzit mund të parashikojnë lindjen e një ylli të ri.

“Nëse ne shohim yllin të shpërthejë, ne jemi në gjendje të shohim se çfarë ka ndodhur 1 mijë vjet më parë”, thotë fizikani dhe astronomi, profesor Larry Molnar.

Ai dhe ekipi i tij hulumtues besojnë se do të jenë në gjendje të dëshmojnë lindjen e një ylli të ri në vitin 2022, pas goditjes së KIC9832227.

Orbitat e tyre rrotullohen rreth diellin për 11 orë apo më shumë. Megjithatë, orbita e tyre është vërejtur të shpejtojë në mënyrë të paparashikueshme, duke çuar në idenë e shpërthimit.

Ylli i ri do të jetë i shndritshëm në qiellin e natës për rreth 6 muaj, ndërsa do të zbehen dy-tre vitet e ardhshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

MAS shpall listat paraprake.

Publikohen emrat e fituesve në Universitete të raundit të dytë. Fakulteti Ekonomik...
Read More