Parashikimi: Kur do të mbërrijnë ditët e dimrit….



Vjeshta pothuaj nuk është ndjerë akoma…

Po të shkosh në bregdet, sheh njerëz që shijojnë akoma rrezet e diellit.

Vendi ynë vijon të dominohet nga një mot i kthjellët dhe i ftohtë.

Sipas parashikimit të Meteoalb, ditët vijuese mbeten nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke diktuar mot të kthjellët, por të ftohte në të gjithë vendin.

Edhe fundjava parashikohet e kthjellët dhe e ftohtë, ndërsa dita e diel sjell reshje të dobëta shiu si edhe dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit sërish do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke bërë që minimumi të ulet deri në -6 grade °C ne zonat malore dhe maksimalja të arrijë deri në 18 °C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Sipas Meteoalb, ditët më të ftohta të javës janë e premtja dhe e shtuna.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Almeda Abazi dhe bashkëshorti Tolgahan Sayisman kanë për Tiranën një dhuratë të veçantë

Almeda Abazi, ish Miss Shqipëria, e cila jeton në Stamboll, prej disa...
Read More