Parisi, nga jeta seksuale tek kafenetë e bohemëve, në librin e ri të Luan Ramës

Luan Rama një personazh I njohur në kulturën shqiptare ka prezantuar në Universitetin Europian të Tiranës librin “Mbresa parisiane” botim I UET PRESS. Regjisori Pirro Milkani e quajti shkrimin e Luanit si një lloj filmogfrafie të rreshtave, pasi përmes rrëfimeve autori I jep lexuesit mundësinë të shohë si në një film Parisin.

Ylljet Aliçka ish ambasador I Shqipërisë në Paris veçoi mënyrën sesi Luani e përshkruan Parisin. “Për Parisin është shkruar shumë, por Luani na jep një Paris të ri përmes rrëfimeve krejt spontane e gati befasuese”,- tha ai. Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës Adrian Civici e quajti Ramën si një urë të rëndësishme të komunikimit mes dy kulturave.

Civici solli një histori personale duke thënë takimin e parë me Parisin e ka pasur nën shoqërinë e Luanit. “Luan Rama është një zë I rëndësishëm i historisë sonë franceze në mund ta quaj kështu, për kontributin që ka dhënë gjithë këto vite në ndërtimin e marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve, por dhe në mënyrën për ta sjellë Parisin herë pas here sa më bukur në shqip.

Ky libër është jo vetëm një ftesë për një udhëtim në Paris, por edhe një histori shqiptare në Paris, pasi përmes rrëfimeve në njihemi me shumë personazhe të njohur të kulturës sonë të cilët kanë një histori suksesi në Paris”,- tha Alda Bardhyli.

Në parathënien e librit Miranda Shehu-Xhilaga shkruan se Nëse doni të dini për marrëdhëniet e këtij qyteti me njerëzit, kujtimet, baret e famshme madje edhe jetën seksuale, mund të lexoni Brenda një perle, Shëtitësi apo Parisi ynë, skica kujtimesh të autorit amerikan Edmund White.

Nëse dëshironi të zbuloni marrëdhëniet e këtij qyteti me kulinarinë, lexoni Jeta e ëmbël në Parise David Lebovitz (një nga kuzhinierët më të famshëm, bloger e autor që jeton në Parisin 11), e nëse doni të dini për jetën e përditshme të borgjezisë parisiane drejtohuni te Paris gjer në Hënë, të Adam Gopnik (më 1995-n, The New Yorker e dërgoi atë me punë në Paris të shkruante për Paris Journal.

Por nëse doni të zhyteni në pasurinë e vërtetë të këtij qyteti, atë çka ai i ofron shpirtit njerëzor, të ecni në kthinat e qoshet e tij, të përjetoni historinë e marrëdhëniet e tij me figurat letraro-artistike të dy shekujve, si dhe ku kanë lindur disa nga veprat me të lexuara e të cituara në botë, ku kanë lindur e vdekur titanët e mendimit filozofik francez e më gjerë, atëherë merrni në duar Mbresa parisiane”.

Libri është  një histori dashurie, një ftesë, një grishje, e cila përmes detajesh marramendëse, forcës, thellësisë e saktësisë së fjalës, përcjell disa nga faktet më të rëndësishme artistike, letrare e kulturore të kohës, copëza të artit e kulturës që gjallon e rreh në zemrën e këtij qyteti. Është një “guidë” kulturore e historike, një shëtitje e këndshme, një gosti e bollshme të marra së bashku, servirur me përkushtim e finesë, ashtu siç di vetëm Luan Rama.

 
34482970_10216366105695436_6142947872129155072_n34672542_2121484924762687_2724712095642812416_n
Shkruar Nga
More from Redaksia

Agjenti që ‘rrëzoi’ Bajrët, njihte rrjedhshëm gjuhën shqipe…

  “Nëse nuk paguan, do të përdhunoj vajzën 12-vjeçare”. Ky ishte kërcënimi...
Read More