Parlamenti i ri mblidhet ditën e shtunë, datë 9 shtator



Presidenti Ilir Meta caktoi datën 9 shtator si seancën e parë të parlamentit të ri. Në kalendar, data 9 shtator korrespondon me ditën e shtunë.

Në parlamentin e ri Partia Socialiste do të mund ta votojë qeverinë e vetme me 74 deputetë, PD 43, LSI 19 dhe PDIU 3 deputetë.

D E K R E T

PËR THIRRJEN E KUVENDIT TË REPUBLKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Mbledhja e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thirret ditën e shtunë, datë 9 shtator 2017, ora 10.00.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10599

Tiranë, më 29.08.2017                                                      

                                                                        PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                                                                         ILIR META

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Rikthehet fuqishëm Olta Gixhari, më provokuese se asnjëherë

Olta Gixhari është një prej femrave më të njohura të showbizit shqiptar...
Read More