Partizani merr vendimin: Shkarkohet trajneri Sulejman Starova

 

Klubi i Partizanit bën të ditur se ka shkarkuar ditën e sotme trajnerin Sulejman Starova. Ky vendim ka ardhur si pasojë e rezultateve të dobëta, ku Partizani në 5 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 1 fitore.

Starova mori drejtimin e Partizanit për herë të pestë, pas largimit të italianit Iuliano. Ai paraqiti dorëheqjen edhe pas humbjes së Partizanit 5-0 në Gjirokastër, por që nuk u pranua nga presidenti Demi.

NJOFTIM PER MEDIAT

Pas barazimit 1 – 1 të arritur në Durrës ndaj Teutës bordi drejtues i klubit zhvilloj mbrëmjen e së dielës një mbledhje urgjente.

Duke analizuar situatën aktuale dhe objektivat që ekipi synon për pjesën e mbetur të sezonit, drejtuesit e klubit kanë kërkuar dorëheqjen e Sulejman Starovës nga drejtimi i ekipit, vendim i cili është pranuar edhe nga traineri Starova.

Në vijim të sezonit futbollistik drejtimin e skuadrës do ta marrë Klevis Dalipi.

Një ndryshim i tillë është konsideruar i domosdoshëm nga drejtuesit në kuadër të strategjisë së rinovimit dhe për ti dhënë një impuls pozitiv lojës dhe rezultateve të skuadrës.

Klubi falenderon trainerin Sulejman Starova për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në klub dhe në drejtimin e skuadrës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rama kërkon një ’18 maj’ të dytë, fton Bashën në bashkëpunim: Ta bëjmë për Evropën

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri ka futur politiken në një debat gjithëpërfshirës,...
Read More