Pas 47 ditësh në çadër, ndërron jetë protestuesi i PD



protestuesi

Partia Demokratike vijon prej 47 ditësh tashmë protestën e saj para Kryeministrisë.

Por kur duket se dialogu politik po arrihet dhe se protesta është drejt fundit, një nga protestuesit e PD-së ka ndërruar jetë. Viktima është Avni Bega i cili është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshë të re.

Bëhet fjalë për një vdekje natyrale e Begës. Lajmi është bërë i ditur nga deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj, e clia shpreh ngushëllime për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta.

“Çadra e Lirisë humbi sot një luftëtar të paepur por kauza e Avniut dhe e gjithë shqiptarëve do të fitojë.

Keqardhje dhe trishtim të thellë për humbjen e parakohshme jeta të Avni Begës.

Ngushëllimet më të përzemërta familjes, miqve, të afërmve dhe gjithë demokratëve në Tepelenë për ikjen e parakohshme të Avniut.

Një demokrat i shkëlqyer, një partiak me zell dhe pasion të jashtëzakonshëm, çdo ditë në Sheshin e Lirisë për kauzën e zgjedhjeve të lira.

Avniu kishte shumë besim në fitore dhe amaneti i tij është për ne një frymëzim edhe më i madh për ta çuar deri në fund rrugën e nisur.

I lehtë i qoftë dheu”, shkruan Hajdarmataj.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Aktorja akuzon regjisorin: Më ka kërcënuar me jetë

Fillimisht ka heshtur por tashmë ka vendosur të flasë. Bëhet fjalë për...
Read More