Pas dasmës Besniku heq unazën, çfarë po ndodh me martesën e këngëtarit shqiptar

Të shumtë kanë qenë emrat e personazheve të njohur në showbizin shqiptar të cilët i dhanë fund beqarisë verën e vitit që shkoi.

Një ndër dasmat që bëri bujë ishte edhe ajo e këngëtarit të grupit “NRG Band”, Besnik Qaka. Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina”, nga ku zbuloi detaje nga dasma dhe historinë e dashurisë me Lolita Begollin.

Këngëtari ka treguar se e ka të pamundur të mbajë në gisht rrethin e martesës pasi e besdis. Nga ana tjetër ai ka treguar se bashkëshortja nuk e heq nga dora unazën.

“Ne jemi bashkë prej kohësh, por e kemi ruajtur lidhjen tonë. Tani si i martuar është një ndjenjë interesante. Me Lolitën rashë në dashuri sepse është tip tjetër, më duket ndryshe nga vajzat e tjera. Marrëdhënia që ne kemi me njëri-tjetrin, përkrahja që kemi për njëri-tjetrin na bën të lidhemi edhe më fort. Natën e dasmës nuk kemi mundur të pushojmë dhe të shikojmë të tjerët kur kërcejnë, gjatë gjithë natës kemi qëndruar në mes duke kërcyer”, tha Qaka.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vlorë, digjet makina e punonjësit të policisë

Më datë 09.10.2017 rreth orës 02:50, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej...
Read More