Pas deklaratave të Lu, Rama: Qeveria po lufton krimin, por…

Pas deklaratave të forta të ambasadorit Donald Lu, për shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin dhe nisjen e kapjes së atyre që konsiderohen “koka të mëdha”, reagoi Rama.

ERTV e kryeministrit Rama nisi transmetimin live, por kryeministri nuk foli vetë, por transmetoi prezantimin e operacionit policor “Forca e Ligjit”. Kreu i qeverisë ka bërë edhe një status shpjegues, që mund të konsiderohet edhe si reagimi i parë pas deklaratave të ambasadorit Lu.

Sipas tij, qeveria është në luftë me krimin, por ka dallim mes atyre që luajnë politikisht dhe mediatikisht për baltosjen e qeverisë.

STATUSI I PLOTË

“Prezantohet Operacioni Policor Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar, e cila do të asistohet në terrenin e kësaj faze të re të luftës me krimin, nga agjentë të FBI dhe të disa agjencive prestigjoze kundër krimit në Gjermani, Itali dhe Britaninë e Madhe – LUFTA ME KRIMIN NUK ËSHTË LOJË POLITIKE dhe mes qeverisë që lufton krimin e atyre që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen e qeverisë, dallimi është i qartë: Nga LUFTA fiton Shqipëria dhe njerëzit e zakonshëm të saj. Ndërsa nga LOJA ziejnë kazanet e politikës e të medias që helmojnë papushim opinionin për hesape mizerabël, politike e financiare, por EDHE PËR TË PENGUAR DREJTËSINË E RE që po vjen

Shkruar Nga
More from Revista User

Sekuestrohen Euro false, arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit...
Read More