Pas dezertimit, Rama vlerëson FA: Puna juaj nuk ka të paguar


Kryeministri Edi Rama ka komunikuar nëpërmjet një videokonference me misionin shqiptar të Forcave të Armatosura në Afganistan.

Pranë tyre ka qenë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shprehu krenarinë e shtetit shqiptar me këta djem e vajza.

“Në çdo takim, ne çdo komunikim me përfaqësues të ndryshëm të Aleancës dëgjoj me krenari fjalët më të mira dhe përshkrimin më dinjitoz për gjithë praninë dhe veprimtarinë tuaj atje. Jemi shumë mirënjohës dhe krenar për ju”, tha Rama.

Ai ka folur me pjesën më të madhe të ushtarëve shqiptarë, prej të cilëve mori gatishmërinë dhe krenarinë që i shërbejnë Atdheut dhe NATO-s.

“Më shumë do bëjmë hap pas hapi sepse mundësitë falë reformave shkojnë duke u rritur. Por fakti është që ajo çka ju bëni, nuk ka të paguar për dinjitetin e vendit tonë dhe për nderin e flamurit tonë, prandaj mos më falenderoni se jemi në që duhet t’ju falenderojmë”, tha Rama.

Kjo videokonferencë vjen në kohën kur katër komando shqiptare kanë dezertuar në Britani.

Mediat britanike shkruajnë se shkak i këtij dezertimi mund të jenë bërë pagat e ulëta në Shqipëri.

Ndërkohë “The Sun” shkruan se drejtuesit më të lartë në Shqipëri janë tërbuar nga ky veprim i ushtarakëve shqiptarë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Një e ardhme e artë turistike e pret ishullin misterioz shqiptar

Dikur i izoluar dhe shtëpi e personelit ushtarak, ishulli i Sazanit po...
Read More