Pas emërimit nga Papa, Dom Gjergj Meta shugurohet Ipeshkv i Rrëshenit


Dy muaj pas emërimit nga Papa Françesku, Dom Gjergj Meta u shugurua zyrtarisht ipeshkv i ri i Rrëshenit. Ceremonia e shugurimit u zhvillua të shtunën në Mirditë.

Dom Gjergj Meta deri tani ka qenë vikar i përgjithshëm i kryedioqezës Tiranë-Durrës.

Ngjarja e rëndësishme është ndjekur nga politikanë. Ish-kryeplarlamentarja Jozefina Topalli teksa i përcjell urimet, shprehet se një shqiptar ne krye te dioqezes si ai i ben nder Kishes Katolike.

“Urime imzot Gjergj Meta!
Sot, (të shtunën) në Katedralën e Rrëshenit, Dom Gjergj Meta u shugurua ipëshkëv e bari i dioqezes së Rrëshenit.

Im zot Gjergj Meta eshte i pari ipeshkev i brezit te ri. Nje shqiptar ne krye te dioqezes si ai i ben nder Kishes Katolike.

Duke i percjelle urimet me te mira Dom Gjergj Metes, bashkohemi në lutje për ipeshkëvin e ri, që shugurimi i shenjtë ti jape urtësinë për të udhehequr bashkësinë e kishës në sfidat e reja.

Urime imzot Gjergj Meta!”

Papa Françesku pasi pranoi dorëheqjen e Shkëlqesisë së Tij, imzot Cristoforo Palmieri, nga detyra e qeverisjes baritore të dioqezës së Rrëshenit e njëkohësisht, emëroi ipeshkv të ri të Rrëshenit, imzot Gjergj Metën.

Po ashtu, Ati i Shenjtë emëroi atë Giovanni Peragine ipeshkv të Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut dhe don Simon Kullin, ipeshkv të ri të Sapës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mediat serbe: Një pëllumb i bardhë fluturoi mbi arkivolin e Ivanoviç

    Oliver Ivanoviç, lideri i ndjerë i serbëve të Kosovës, u...
Read More