Pas Eurovisionit, Ermal Meta do të drithërojë Tiranën



Ermal Meta ka konfirmuar koncertin e tij në Tiranë menjëherë pas përfundimit të Eurovision. Sipas Jo vetëm modë, këngëtari shqiptar që mahniti Italinë, pritet të vizitojë kryeqytetin në pranverë, ndoshta në fund të majit.

Ermal Meta përfaqëson Italinë në Eurovision me këngën “Non mi avete fatto niente,” të cilën e këndon bashkë me Fabrizio Moro.

Këtë vit, tre shqiptarë do të marrin pjesë në kompeticionin e muzikës europiane. Eugent Bushpepa do të performojë mbrëmjen e parë, i treti në radhë. Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron do të performojë e fundit në të njëjtën mbrëmje. Ndërsa Ermal Meta dhe Fabrizio Moro kalojnë automatikisht në finale.

Gjithashtu, Ermal Meta do të jetë anëtar i jurisë së jashtme të spektaklit të talenteve në Itali, Amici.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

A mjafton dashuria për t’u martuar?

“Mrekullinë e dashurisë e ndjejmë atëherë kur zgjimet e ditëve tona ëmbëlsohen...
Read More