Pas krimit makabër në Korçë rrëfehet nëna 24-vjeçare

marsela3

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Korçën, por edhe mbarë opinionin publik, ku një 41-vjeçar pasi mbyti me tel dy fëmijët 4 dhe 6 vjeç, vari veten; vëmendja është përqendruar tek nëna e të miturve.

Marsela Toshi, 24 vjeç, është e vetmja që mund të hedhë pak dritë mbi ngjarjen.

Disa orë para krimit të rëndë, ajo kishte qenë në banesën e bashkëshortit të saj, Naum Toshi, dhe më pas ishte nisur drejt Greqisë. Por pas ngjarjes së ndodhur, policia ka rikthyer në Korçë 24-vjeçaren, e cila u morr në pyetje në lidhje me gjithçka ka ndodhur.

24-vjeçarja thotë se pasi mësoi ngjarjen e rëndë u nis për në Shqipëri, ku u ndalua në kufi dhe u shoqërua në komisariat.

Marsela tregon se ditën e dielë mes çiftit ka pasur grindje, dhe më pas ajo është larguar nga banesa.

“Ika në Greqi që të punoja. Do shkoja unë në fillim, të gjeja punë, pastaj do t’i merrja fëmijët. Ai më thoshte “na gjej për të ngrënë, bëj ç’të duash”. Burri më thoshte “ke fëmijë për të ushqyer”. Të dielën debatuam me fjalë, u zumë dhe unë ika”, rrëfen Marsela.

Megjithatë, ajo në dëshminë e saj thotë se burri nuk e ka dhunuar fizikisht. Pas kësaj, ndaj 24-vjeçares ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, pasi akuzohet për braktisjen e fëmijëve të mitur.

Marsela Toshi ka hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Kapshticës, dhe me dëshminë e saj, do të mund të mësohet se çfarë ka ndodhur gjatë orëve që ajo qëndroi në banesë mbrëmjen e së dielës.

Pas largimit të gruas, 41-vjeçari Naum Toshi kreu krimin e rëndë, duke i mbytur dy fëmijët dhe duke varur veten.

Çifti Toshi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Greqia. Por pas kthimit kishin nisur problemet mes bashkëshortëve. Marsela 17 vjeç më e re se bashkëshorti i saj, kishte zgjedhur të punonte në një lokal nate, gjë që nuk miratohej nga bashkëshorti. Kjo kishte çuar edhe në një denocim të saj në polici, ku sërish 41-vjeçari kiste këmbëngulur që ajo ta linte punën. Mosmarrveshjet mes tyre çuan në këtë tragjedi, që u mori jetën edhe dy fëmijëve të pafajshëm.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nën uniformën e policisë maskat grabisin një pikë karburanti, plagoset pronari

Një tjetër pikë karburanti ka rënë pre e grabitjes nga persona të...
Read More