Pas largimit nga BE, britanikët do t’i kthejnë pasaportat e vjetra

Sapo vendi i tyre të ketë dalë nga Bashkimi Evropian, britanikët do të rikthejnë pasaportat e vjetra me pamjen e kaltër.

Ministri për Emigracion, Brendom Lewis tha se kthimi i pasaportës së vjetër dhe mënyra sesi Britania ka negociuar kushtet për të lënë BE-në do të kënaqte ata që votuan për brexit por edhe ta që ishin n për të qëndruar brenda BE-së.

“Largimi nga BE na jep një mundësi unike për të ripërtëritur identitetin tonë kombëtar dhe për të krijuar një mënyrë të re në marrëdhëniet me botën”, tha Lewis.

Pasaporta britanike ishte e këtillë për dekada, por dizajni u ndryshua në vitin 1988.

Sipas informacionit, pasaportat e reja do të fillojnë të lëshohen në tetor 2019.

Shkruar Nga
More from Revista User

Macron vs. Le Pen – dita e fundit e fushatës

Dy kandidatët që po luftojnë për të parin/paren e Francës janë duke...
Read More