Pas përfundimit të ‘Këngës Magjike’ nis sherri mes këngëtarëve

maxresdefault-1

Pas përfundimit të ‘Kënga Magjike’ kanë nisur polemikat mes këngëtarëve të ndryshëm që morën pjesë.

Ndër ta ishin edhe vëllezërit korçar të cilët patën një përplasje me Artiola Toskën dhe Brunon, duke e quajtur këngën e tyre popullore duke theksuar se nuk mund të merrte pjesë në këtë festival të këngës së lehtë.

Por e fortë ka qenë edhe përplasja e këngëtarit Devis Xherahu, që nuk arriti të futej në 20 këngët finaliste, i cili ka sulmuar hapur Rozana Radin pas fitores me këngën ‘Ma thuaj ti’. Devisi në një status të gjatë në profilin e tij të Facebook-ut shprehej i indinjuar nga mënyra e votimit, dhe ndër të tjera shkruante se Rozana Radi kishte probleme të mëdha intonative dhe se gjithashtu ishte e paaftë.

Ka mjaftuar ky status që Rozana të reagonte, si fillim në të ‘Dielën Shqiptare’, e më pas përmes një statusi në Instagram. Radi shkruan se dikush u mundua që t’ia prishte gëzimin duke e quajtur jo këngëtare, por i ka kujtuar Xherahut se kanë qenë duartrokitjet e publikut ato që e vlerësuan edhe më shumë.

“Aty e kishe skenën, dole u përballe me publikun pse nuk ja more duartrokitjet si shumë të tjerë që ishin në atë skenë?”, shkruan ndër të tjera këngëtarja.

Statusi i plotë i Rozanës:

“Mirmbrema! Sapo u ula ne shtepine time (Premtoj qe do ti lexoj te gjitha) Ka qene nje mbremje e mbushur me emocion!”Kenga “Ma thuaj ti”lindi ne studion e kompozitorit @elgitdoda . Te dy vedosem te vinim me nje teme e cila eshte shume aktuale ne ditet qe po jetojme. Dhuna ne familje! Gruaja e kenges sime eshte nje grua e forte ashtu sic duhet te jene te gjitha grate ne situata te tilla.

“Ne jeten time nuk kam takuar asnjëherë një femër që nuk është e fortë, por ndonjëherë ato nuk dinë ta tregojnë forcën që kanë. Duhet një tragjedi që një femër të shfaqë forcën e saj. Mesazhi im është që ta shfaqni forcën para tragjedise” Jam shume e nderuar qe atristet e votuan masivisht kete kenge.I perulem publikut i cili me dha nje sadisfaksion te madh qe sdo ta harroj gjate gjithe jetes sime.Une nuk jam soprano jam kengetare sic jane shume te tille neper bote.Kam vokalin tim ,karateristiken time te zerit dhe natyren e kengeve te mia.

Dikush u mundua te ma prishte kete gezim pasi me votoj me quajti jo kengetare! Nuk jam fajtore as une as dikush tjeter qe nuk u mjaftuan piket e tua per te hipur ne ate skene serisht ne naten finale.Nuk votoj vetem une ne kete festival jane vota artistesh te vertet e jo “te pa shkolle”sic i quajte ti.Mos harro voten me te rendesishme,duartrokitjet e publikut.Aty e kishe skenen, dole u perballe me publikun pse nuk ja more duartrokitjet si shume te tjere qe ishin ne ate skene? Une nuk ja blej dot publikut duartrokitjet.Publiku o te do o ste do,nuk ben kompromis.

“Natyrisht që nuk shqetësohem nëse menyra e te kenduarit tim e frikeson .Tipi i mashkullit që frikësohet nga personaliteti im artistik është pikërisht tipi për të cilin nuk do doja te shtoja me asgje.Mirenjohje per [email protected] qe me dhuroje kengen e jetes.Mrenjohje per stilistin @jonipeci qe me coj tek personazhi me frymezimin artistik qe e karakterizon.Mirenjohje [email protected]_xhoi make -up Mirenjohje [email protected]_extensions_nova.center Nje falenderim special per @sireafilm.Mirenjohje per regjine e mrekullueshme te @aldonlipe e kuruar ne cdo detaj. Dhe nje perqfim te madh per Bianken e bukur qe i dha shpirt kenges.Perulem para jush publiku im.Jam e bekuar qe ju kam.Ju dua!”

Statusi i plotë i Devis Xherahu

“TE DASHUR MIQ,FANSA DHE KOLEGE..
ME LEJONI QE NE KETE POSTIM TI DREJTOHEM,PRODUKSIONIT DHE PRODUCENTIT TE FESTIVALIT K.MAGJIKE z.ARDIT GJEBREA..

UNE KAM DISA VJET QE NUK MARR PJESE TE FESTIVALI K.MAGJIKE,DUKE PRITUR TE BEHEJ NJE NDRYSHIM QE DO JA U THEM PAK ME POSHTE,OSE PRISJA REAGIMIN E DISA ARTISTEVE PROFESIONISTE QE TA NGRININ ZERIN,POR DUKE PARE QE NDRYSHIM NUK KISHTE,AQ ME TEPER REAGIM NGA ARTISTET ATEHERE,VENDOSA KETE VIT TE MARR PJESE ME NJE SUPER BALADE PROFESIONALE,QE NUK E DISKUTOJA ABSOLUTISHT FINALEN,ME QELLIM QE, KUR TE THIRESHIM
SOT TE EMISIONI E DJELA SHQIPTARE,TA THOJA LIVE SHQETESIMIN TIM,POR MQNSE LOBINGJET E THANE SERISH FJALEN E TYRE,ATEHERE VENDOSA TA THEM KETU MENDIMIN TIM PROFESIONAL.

z.ARDIT

PREJ 18 VJETESH JU KENI KRIJUAR NJE FESTIVAL MODEL DO THOJA QE UNE PERSONALISHT E KAM QUAJTUR.. “SANREMO SHQIPTARE”PERSA I PERKET KURIMIT NE DETAJ TE GJITHE PARAMETRAVE PROFESIONALE QE PERMBAN NJE FESTIVAL,ME PERJASHTIM TE NJERIT,PJESES ME TE NXEHTE TE KETIJ FESTIVALI, VOTIMIT TE ARTISTEVE MENYRES SE SI BEHET KY VOTIM,QE PER MENDIMIN TIM,JA PRISH KOMPLET IMAZHIN KETIJ “SANREMO”QE DO TA QUAJA KANCERI I KETIJ FESTIVALI.
PSE E QUAJ TE TILLE KETE MENYRE VOTIMI..
E PARA ARDIT,NE KETE FESTIVAL ARTISTET NUK MUNDET TE JENE EDHE VOTUES EDHE KONKURENTE PSE?
SEPSE NE KETE FESTIVAL MARRIN PJESE NIVELE TE NDRYSHEM
ARTISTESH,SI ATA TE NIVELIT TE FILLORES,TE TETVJECARES TE SE MESMES DHE PAK NGA ATA TE DOKTORATURES,PERSA I PERKET PERVOJES DHE EKSPERIENCES SE TYRE DHE NUK MUND TE GJYKOJE NJE ARTIST I FILLORES OSE I TETVJECARES NJE ARTIST TE DOKTORATURES APO TE UNIVERSITETIT,SEPSE AI AKOMA NUK DI SI PERDORET MIKROFONI SI KENDOHET ME TE DHE JO ME TE GJYKOJE NJE KENGE DHE NJE ARTIST PROFESIONIST,PRA NE KETE PIKE E QUAJ TE DESHTUAR MENYREN E VOTIMIT..

E DYTA..

KJO MENYRE VOTIMI PADISKUTIM TE CON NE KRIJIM LOBINGJESH DHE ANTIVLERASH TE CILAT JANE PENGESE E KALIMIT NE FINALE TE VLERES SE VERTETE TE ARTISTEVE,NE JETOJME NE SHQIPERI DHE DUAM
SDUAM KY LLOJ VOTIMI FAVORIZON MIQTE DHE SHOKET,POR E THEKSOJ SIDOMOS FAVORIZON TE PA AFTET QE KUR BEHEN BASHKE BEHEN TE “FRIKSHEM” DHE MARRIN GABIMISHT FRENAT E KETIJ FESTIVALI SIC I MORREN MBREME,DHE HEDHIN BOMBEN E MBREMSHME KU CMIMIN E PARE JA DOREZOJNE NJE NJERIU QE NUK KA LIDHJE ME KENGEN DHE TE KENDUARIN,POR VETEM
ME TEKSTIN DHE PAK
AKTRIMIN SIC ISHTE ROZANA RADI..

E TRETA..

PROPOZOJ QE KY FESTIVAL TE KETE NJE JURI PROFESIONALE ASHTU SIC E KA E GJITHE BOTA QE PER FAT TE MIRE NE NUK VUAJME PER VLERA TE TILLA,SIC ESHTE..AGIM KRAJKA,ALEKSANDER LALO,THOMA GAQI,ENDRI SINA,JORGO PAPINGJI DHE MJAFT TE TJERE TE CILET ME PLOT GOJE JANE FILTRI ME PROFESIONAL PER EVENIMENTE TE KETIJ DIMENSIONI,DHE JAM I BINDUR QE PIKERISHT KETO EMRA QE PERMENDA MBREME KANE QESHUR DUKE PARE NE FINALE DISA ARTISTE QE KISHIN PROBLEME TE MEDHA INTONACIONI DHE SIDOMOS ME FITUESEN E KETIJ FESTIVALI QE ISHTE PJELLE E KETIJ LOBINGU TE PA AFTESH.
UNE E DI QE NE SHOQERINE KU JETOJME TE BESH ARMIQ NUK ESHTE NEVOJA TE SHASH DIKE POR BOLL TE THUASH TE VERTETEN,POR JAM I SIGURT ARDIT QE TI DO ME MIRKUPTOSH,SEPSE PO TE FLET NJE KOLEG NJE ARTIST QE KENI TE NJEJTEN SHKOLLE PROFESIONALE,NJE ARTIST QE KA 24 VJET I SUKSESSHEM
BRENDA DHE JASHTE SHQIPERIE,NJE ARTIST ME NJE ORIGJINE ARTISTIKE FAMILJARE DHE QYTETARE SIC ESHTE KORCA.
JAM I SIGURT NE MIRKUPTIMIN TEND DHE SHPRESOJ QE SOT TE EMISIONI YT ARDIT,KETE SHQETESIM TIMIN,TA NGRENE TE GJITHE ATA QE E NDJEJNE VEHTEN VLERE DHE ARTISTE NE KUPTIMIN ME TE GJERE DHE TE PLOTE TE FJALES.
EDHE NJEHERE FALEMINDERIT PER MIRKUPTIMIN.
DEVIS XHERAHU!”

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump në sulm ndaj gjykatësve: Po ndodhi ndonjë gjë, fajin e kanë gjykatat

Donald Trump është hedhur në sulm kundër gjykatësit që bllokoi urdhrin e...
Read More