Pasaporta e Mbretërisë së Zogut dhe 6 ‘urdhërat’ që shkruheshin në të

Gjashtë këshilla tepër të vlefshme, dje, sot dhe për jetë: nga koha e Mbretërisë së Ahmet Zogut.

Ja çfarë shkruhej në kapakun e brendshëm të pasaportës shqiptare të viteve 30-të. 

1. Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar.

2. Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.

3. Çdo shqiptar asht vëllau Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.

4. Mos e përbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.

5. Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.

6. Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejsh në vendin t´and.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Céline Dion e takoi dashurinë e jetës së saj kur ishte 12 vjeçe

Njerëzit mund të shkruajnë këngë rreth historisë së bukur të dashurisë së...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.