Gjatë një vizite në Kosovës të Presidentit Ilir Meta pak ditë më parë, homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi i kërkoi që të pajiste me pasaporta qytetarët e Kosovës në mënyrë që të qarkullojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.
Megjithëse ende nuk dihet nëse kërkesa është bërë edhe zyrtarisht, ajo që dihet është një presioni publik i kreut të Shtetit të Kosovës ndaj institucioneve evropiane për vonesën e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovarë.
Ora News realizoi një sondazh në faqen e vet në Facebook, duke marrë mbi 700 komente. Shumica e tyre thonë se janë dakord me vendimin, por ka edhe nga ata që e kundërshtojnë një gjë të tillë pa dhënë sqarime.
Disa prej tyre që shprehin dakordësinë kujtojnë periudhën kur edhe shqiptarët e Shqipërisë nuk kishin të drejtë të qarkullonin pa viza jashtë vendit të tyre.