“Pashallarët e krimit mbajnë peng Shqipërinë”

Pasi mediat raportuan se negociatat mund të mos hapen, disa të rinj opozitarë u shfaqën me një banderolë në bulevardin kryesor të Tiranës, pak para nisjes së protestës.

“Banderola me sloganin “Poshtë Pashallarët e Krimit”, risjell në vëmendje skandalin Xhafaj për shkak të episodit të njohur kur, gjatë pazarit për drogën, Agron Xhafajn e quajnë “Pasha”.

Banderola mban portretet e Edi Ramës dhe dy ministrave të tij të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri me nga një kryq të kuq mbi secilin portret.

Banderola është një nga simbolet kryesore të protestës së Partisë Demokratike, duke dhënë mesazhin e opozitës së shqiptarëve nuk u duhet nje qeveri dhe një kryeministër në shërbim të krimit, i cili është kthyer në pengesën kryesore për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit te vendit ne Bashkimin Europian,” thuhet në njoftimin e PD.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Jeta Dedja Toçila: Çështja LGBT, po abuzohet me fëmijët!

  Nga Jeta Dedja Toçila – A janë qindra dhe mijëra nxënës anëtarë...
Read More