Pasi u gjakos, Spaho merr në telefon drejtorin e policisë: Kush të dha urdhër?

Pas incidentit brenda ambienteve të Gjykatës së Tiranës, ku deputeti i PD-së mbeti i lënduar, pasi u konfrontuan me policinë, ai mori në telefon drejtorin e Policisë së Tiranës, Kastriot Skenderaj.

Në një video të News24 shihet se Spaho i kërkon llogari Skënderajt se pse nuk lejohen të futen në sallë, atje ku do të caktohet edhe masa e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar.

“Policët e tu me gjakosën, me ç’të drejtë pengon deputetet të futen? Nuk ka vendim për seancë me dyer të mbyllura. Më thuaj kush të ka dhënë urdhër për të mos më lësh mua në gjykatë, këtë më thuaj kush të dha urdhër, më thuaj”, tha Spaho.

Mësohet se Spaho ka marrë edhe ministrin Xhafaj në telefon, por ky i fundit nuk ia ka hapur.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Ndërron jetë edhe autori i krimit: Kush ishte 31-vjeçari që vrau të renë dhe qëlloi veten

Ky është Xhaferr Mata, 31-vjeçari që mëngjesin e sotëm vrau 19-vjeçaren Xhuljeta...
Read More