Pasojat nga përmbytjet, në Gjirokastër rrezikohet një lagje e tërë

Një bllok banesash në lagjen Cfakë të qytetit Gjirokastrës rrezikohen si pasojë e dëmeve nga përmbytet e fundit.

Instituti i Gjeologjisë vlerësoi se dëmet me çarje të 5-6 shtëpive në këtë lagje dhe rreziku i rrëshqitjes së mëtejshme të masivit ku janë vendosur disa prej tyre, rrezikon në total 16 banesa në këtë lagje.

Gjeologët këshillojnë që lagjja të mbahet në mbikëqyrje dhe të eliminohen rrjedhjet sipërfaqësore të ujit në të.

Specialistët gjithashtu sugjeruan ndërhyrjen emergjente me pyllëzim të zonës dhe ngritjen e pritave.

Brenda 24 orëve në Gjirokastër javën e kaluar ranë mbi 270 milimetra reshje nga 1700 milimetra që është prurja vjetore.

Shkruar Nga
More from Revista User

Holandë: Zgjedhje nën hijen e grindjes me Turqinë

Holandezët zgjedhin sot (15.03) parlamentin e ri. Në një debat televiziv të...
Read More