Pastrimi i stolive me sodë buke

Nëse jeni si shumica e njerëzve, me siguri se keni stoli të vjetra që i mbani diku të fshehura, por që me kohën fillojnë të marrin ngjyrë tjetër.

Mirëmbajtja e tyre është esenciale, dhe në vend se të blini pastrues të shtrenjtë të stolive, ju mund t’i pastroni ato edhe vetë.

Pjesa më e mirë e kësaj është se përbërësit për pastrimin e stolive veçse mund t’i keni në kuzhinë!

Plus, ekspertët bëjnë të ditur se pastrimi i stolive me këto metoda alternative është po aq efektiv sa i produkteve komerciale.

PASTRIMI I STOLIVE ME SODË BUKE, UJË DHE LETËR ALUMINI

Zhytja e stolive të argjendta në një përzierje të sodës së bukës dhe ujit të nxehët në tas me folie alumini është mënyrë e mahnitshme për t’i pastruar.

Siç tregon ‘Hello Glow’, papastërtia transferohet nga argjendi në ujë – falë një procesi të quajtur ndërrimi i joneve.

Me këtë metodë, nuk nevojitet as t’i fërkoni apo diçka të ngjashme, por kur t’i hiqni aksesorët nga uji, mjafton që me një leckë të pastër t’i pastroni dhe e shihni se si i rikthehet ngjyra argjendit.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë hollësisht këtë metodë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sherbela lufton tuberkulozin

Çaji i sherbelës është një çajrat më të preferuara për tu konsumuar...
Read More