“Pastrojmë Shqipërinë që duam”, Bashkia e Tiranës dhe nxënësit aksion për pastrimin e plehrave

Në kuadër edhe të aksionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe të Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës, mbështetur edhe nga nxënësit e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”, ndërmorën një aksion të gjerë për heqjen e mbeturinave.

Të rinjtë dhe të rejat u ndanë në tre grupe pune po pastrojnë në zona të ndryshme të kryeqytetit të mbështetur edhe nga makineritë e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës për largimin e tyre.

Paralelisht me pastrimin e pikave kryesore Brenda qytetit, aksioni është shtrirë edhe në zona turistike të Tiranës dhe në parqet kombëtare, sikurse është ai në Malin e Dajtit.

Përmirësimi i infrastrukturës dhe transformimi që ka pësuar në tërësi Tirana ka bërë që numri i turistëve që kanë vizituar kryeqytetin të rritet 2.4 herë.

Brenda dy viteve, Bashkia e Tiranës ka reformuar të gjithë sistemin e pastrimit të mbetjeve në kryeqytet duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës në kryeqytet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çfarë në të vërtet mendojnë meshkujt për vajzat inteligjente

Shkencëtarët e Universitetit të Buffalos kanë zbuluar se meshkujve u duken seksi...
Read More