Pasuria multi milionëshe e Rita Orës

Fakti që Rita Ora pranoi të këndoj falas në koncertin për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës bëri shumë bujë në Kosovë, madje edhe institucionet e vendit e prezantuan këtë si vyrtyt të saj dhe nderë që po ia bënë vendit, por pasuria e Rita Orës është shumë e madhe si këngëtare e pop-muzikës.

Sipas një matje që është bërë në fund të vitit 2017 nga “Forbes” për të cilën kanë raportuar mediat botërore, pasuria e Rita Orës është rreth 20 milionë funte që i bie mbi 20 milionë euro.

Në javë sipas përllogaritjeve të “The Sun” Rita Ora i merr diku 17 mijë funta britanike. Pasuria e Rita Orës pritet të rritet sidomos gjatë këtij viti pasi ajo do të jetë e përfshirë në shumë projekte të modës dhe kinematografisë bashkë me muzikën.

Tash që Rita ka filluar turneun e saj botëror të ardhurat e saj pritet të rriten më të mëdha pasi do të përfitojë miliona euro të tjera.

Përpos faktit që Rita do të këndoj pa pagesë në koncertin e 10 vjetorit, shpenzimet e bendit të saj, udhëtimi dhe qëndrimi do të paguhen nga shteti i Kosovës që ka ndarë gjithsej 600 mijë euro për krejt shpenzimet e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ushtria siriane hyri në provincën Idlib

Ushtria siriane pushtoi pjesën jugperëndimore të Idlibit, i cili kontrollohej nga rebelët,...
Read More