Patentat e Tahirit, flet zv/ministrja e Brendshme: Nuk jap detaje

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda e ftuar dje në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv është shprehur se është informuar për rastin e arrestimit të biznesmenit në Elbasan, por nuk pranoi që të japë më shumë detaje.

“Nuk kam asnjë koment derisa të zbardhet dhe të kuptojmë realisht. Sot ka qenë një ditë e ngarkuar për mua për shkak të aktiviteteve. Jam informuar shumë shkurt, por nuk mund të jap detaje”, deklaroi ajo.

Orest Sota u arrestua Elbasan, pasi iu sekuestruan 800 mijë euro dhe dy patenta emër të Saimir Tahirit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kapet një peshkaqen i madh në Durrës

Një peshkaqen vërtet i madh është kapur në ujërat e Durrësit nga...
Read More