Patriarku Kirill i Rusisë dhe Zgjimi i traditës Ortodokse në Shqipëri

Nga Pirro Prifti

Vizita e Patriarkut të Rusisë Kirill (ose Ciril, sipas emrave Cirili dhe Metodi), në Shqipëri pas ftesës së Kryepeshkopit tonë të nderuar Anastas, ka habitur por dhe është përshëndetur me shumicë nga komuniteti ortodoks i Shqipërisë. Kjo u vu re nga prania e shumtë e besimtarëve ortodoksë por edhe e kureshtarëve të tjerë të shumtë, madje dhe myslimanë dhe katolikë shqiptarë në Katedralen `Ngjallja e Krishtit` në Tiranë.

Në momentin e parë u konstatua në Mediat shqiptare një heshtje e plotë për shkak të kësaj vizite që më shumë dukej surreale në mjedisin shqiptar të pushtuar nga konspiracionet politike dhe përplasjet e ashpra mediatike pozitë–opozitë apo dhe komentet ambiguale për miratimin e hapjes së negociatave për integrimin në BE.

Pritja shumë e ngrohtë nga populli, kleri, binte në kontrast me mos pjesëmarrjen e asnjë politikani qoftë ortodoks apo ateist shqiptar apo dhe i ambasadorëve të BE, në një kohë kur erdhi Papa i Romës në Shqipëri, të pranishëm ishin më shumë politikanë dhe ambasadorë e bodigardë.

Argumenti mund të jetë se vizita ishte kryesisht fetare qoftë për shkak të ardhjes për herë të parë në Shqipëri të një Patriarku rus, i cili nuk mori pjesë në Samitin e Kretës por pranoi të vinte në një vend ku shumica janë myslimanë, por se Komuniteti ortodoks i Shqipërisë mbetet një komunitet solid i cili kontribuon në ruajtjen e traditës së vjetër dhe të shëndoshë shqiptare dhe sot është pasardhës i rilindasve që kontribuuan në krijimin e KOASH, të Pavarësisë së Shqipërisë, të Himnit Kombëtar, të këngëve Patriotike, të Kongresit të Shkronjave në Manastir (Bitola) etj. etj.

Rizgjimi i Traditave Ortodokse në Shqipëri dhe në vendet ku banojnë shqiptarë në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, na rikujton se sa komunitet i madh dhe patriot ka qenë Ortodoksia e Arbërisë dhe Epirit dhe se sa e egër ra mbi këtë popullatë egërsia e Perandorisë Osmane, gjë që e dëshmojnë popullatat arbëreshe ortodokse në Kalabri e Sicili (sot unitë), nga popullata arvanitase në Greqi (sot shumica të asimiluara), popullatat në Rumani (Bukur-eshti), në Ukrainë, madje edhe shkiet dhe pjesa më e madhe e malazezëve, të cilët për arsye të ruajtjes së pronave dhe fesë u sllavizuan në shkie e malazezë (sepse dekreti sulltanor i vitit 1602, ruante pronat e kishave dhe religjionin).

Sigurisht simboli i Ortodoksisë mbetet Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kishat e rrënuara e të vjetra ortodokse në çdo cep të Arbërisë dhe Epirit, dhe `Pirgu Arbanas` në Manastirin e Hilandarit ku janë varrosur Gjon dhe Reposh Kastrioti, vend për të cilin duhet subvencionuar jo vetëm nga KOASH por edhe nga shteti.

Patriarku Kirill i lindur më 20 nëntor 1946 është Patriarku i Moskës dhe i Kishës Ortodokse Ruse që nga 1 shkurti i 2009. Karriera e tij mbetet e shkëlqyer; mbaroi Akademinë Teologjike në Leningrad shkëlqyeshëm, më parë më 1971 ka qenë archimandrit por dhe anëtar i Rusisë në Këshillin Botëror të Kishave, ishte Archbishop në Smolensk dhe Kaliningrad në 1984, por dhe dialogon çdo javë në Channel One `sllovo pastorja`.

Patriarku Kirill njihet për sfidat e shumta dhe për përpjekjet për zbutjen e diferencave më Kishën Katolike. Ai bëri vizitën e parë në Poloni në 2012, dhe në 12 mars 2016 u takua me Papën Farncesko (Francis) në Kubë. Në 2011 mbajti Sinodin e Shenjtë për ish-vendet sovjetike me popullatë ortodokse në riorganizimin e strukturës së kishave në Tajikistan, Uzbekistan, Kyrgyzstan and Turkmenistan – në formë Mitropolish.

Patrirku Kirill njihet edhe për fjalët kundër LGBT, grupit punk femëror rus `pussy riot`, dhe për mbrojtjen e traditave familjare dhe familjes.

Patriarku Kirill i ka quajtur që ata “janë duke bërë punën e Satanit dhe duhen ndëshkuar”. Në të kundërt, Amnesti international e vlerësoi grupin punk si `të burgosur të ndërgjegjes`.

Kisha Katolike e përkrahu në atë kohë Patrirakun Kirill. Po ky Patriark thotë se `Ortodoksia duhet të mbrojë veten dhe të luftojë kundër herezive të të drejtave humane`, por pa përmendur se për cilat herezi bëhet fjalë megjithëse kuptohet lehtë se e ka fjalën se është kundër lirive që u jep Perëndimi -komuniteteve LGBT.

Dhe së Fundmi Patriarku i Rusisë Kirill njihet për përshtypjen e madhe që la në Asamblenë në Strasburg më 2 tetor, ku paralajmëroi për rrezikun e relativizmit moral duke thënë: “Nëse do të injorojmë rregullat moralë, ne injorojmë në fund të fundit edhe vetë lirinë; Nëse rregullat moralë kapërcehen dhe deklarohen relative – do të minohej themeli i vetë këndvështrimit europian të botës“.

Vizita e Patriarkut Rus në Shqipëri, ndonëse tërësisht Fetare, mbart në vetvete edhe reminishencën e të kaluarës së mirë kur rusët (BRSS) ndihmoi shumë rindërtimin e Shqipërisë së shkatërruar nga lufta dhe përshtypjen e mirë që lanë punonjësit rusë në Shqipëri. Kjo na kujton edhe kërkesën e himarjotëve drejtuar Katerinës së Rusisë për t’i ndihmuar në luftën kundër osmanëve. Kjo na kujton fitoren e Rusisë kundër Perandorisë osmane më 3 Mars 1878, fitore që hapi shpresat e popujve të Ballkanit për liri e pavarësi, pavarësisht se si vazhduan ngjarjet më vonë.

Shpresojmë se kjo vizitë do të ketë impakt pozitiv në bashkëpunimin midis KOASH dhe Kishës Ortodokse ruse si dhe në fashitjen e urrejtjes artificiale të nxitur nga brenda e jashtë ndaj popullit rus.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Reportazhi i kanalit gjerman ZDF: Shqipëria para një apokalipsi

Kanali i njohur gjerman ZDF i ka kushtuar një reportazh të gjatë...
Read More