Patrick Stewart tregon pse përdor marihuanë çdo ditë

patrick-stewart

Aktori i njohur, Patrick Stewart ka zbuluar se përdor marihuanën si medikament mjekësor për të trajtuar simptomat e artritit.

Aktori 76-vjeçar i cili është vlerësuar me shumë çmime ka folur më shumë për sëmundjen e tij pasi i ka dhënë përkrahje iniciativës së parë të Universitetit të Oxfordit për të studiuar përfitimet mjekësore të bazuara në kanabis.

Ylli i “X-Men” dhe “Star Trek”, ka thënë se përdor marihuanën si medikament për të përmirësuar gjendjen e tij shëndetësore.

“Dy vjet më parë, në Los Angeles, një doktor më tha leje që të blija produkte të kanabisit, të cilat do të më ndihmonin kundër artritit që e kam në dy duart”, ka thënë Stewart.

“Kjo sëmundje është gjenetike. Nëna ime kishte çrregullime të mëdha në duar”, është shprehur Stewart.

Shkruar Nga
More from Revista User

Taksa e pronës dhe shtëpitë e dyta, ja se si do të funksiojë

Sipas FMN, Shqipëria është një nga vendet që mbledh më pak të...
Read More