PD: Dënimi për Berishën, sjellje diktatoriale e Ramës



pd-grupi

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se, “riktheu dënimin e byrosë së partisë duke u hakmarrë ndaj Sali Berishës, për denoncimin që i bëri partnerit të tij, Shullazi”.

Në njoftim thuhet se, “e njëjta byro që është e verbër dhe e shurdhët për të parë fyerjet skandaloze dhe dhunën verbale të Edi Ramës ndaj grave deputete, në fund dënon pikërisht viktimat e dhunës.

E njëjta byro, që për shkak se nuk e fshihte dot pisllëkun e Braçes që ndodhi në sy të mbarë shqiptarëve dhe dënoi padrejtësisht dy deputetë të PD për të ngushëlluar mercenarin e Ramës, tani vendosi të përjashtojë Sali Berishën pse propozoi një nismë ligjore”, – thuhet në deklaratë.

Partia Demokratike kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij vendimi “të padrejtë”.

“Në të kundërt, PD dhe grupi i saj parlamentar do të marrin vendimet e duhura për t’iu përgjigjur këtij arbitrariteti dhe padrejtësie, këtij akti hakmarrje burracake të partnerit të Shullazit, Edi Rama”,- paralajmëron PD.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

‘ALBtelecom’ ju fton në hapësirën e ëndrrës së Alban Skënderajt

Shpesh herë kemi dëshiruar të endemi në hapësirën ëndërrimtare të muzikës super...
Read More