PD-LSI braktisin Këshillin Bashkiak: Vendime kriminale për Teatrin Kombëtar dhe ndërtimet te Parku Rinia

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë sot një sërë vendimesh të rëndësishme me karakter social dhe që do kenë ndikim në jetën e shumë familjeve dhe qytetarëve të Tiranës. Kështu pritet miratimi i projektvendimit mbi dhënien e ndihmës ekonomike për 3545 familje në kryeqytet, ndërmjet të cilëve personat me statusin e jetimit, viktima të dhunës në familje, individë viktima të trafikimit apo edhe familjet me shumë fëmijë.

Një tjetër vendim i rëndësishëm është edhe ai për kompensimin e energjisë elektrike për kategoritë në nevojë. Më konkretisht individët përfitues të statusit të invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në muaj. Individëve përfitues të statusit të të verbrit, që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në muaj.

Ndërsa për individët përfitues të statusit të invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik dhe individëve përfitues të statusit të të verbrit, të cilët nuk kanë nevojë për kujdestarë, pritet t’u jepet një kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 1400 lekë në muaj.

Kategoritë të tjera që përfitojnë kompensim për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri 300 kwh në muaj janë: familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë. Kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Gjithashtu Këshilli Bashkiak do të miratojë dhe fondin për pagesën që u jepet personave me aftësi të kufizuar dhe invalidëve të punës në territorin e Njësive Administrative nën administrimin e Bashkisë Tiranë.

Por në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka pasur tensione për shkak të pikës 7 të rendit të ditës.

Kjo pikë kërkon që të vendoset për përcaktimin e procedurës për negocimin me zhvilluesit privat për marrveshje të sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat e Bashkisë së Tiranës. Kjo sipas këshilltarëve të opozitës bëhet për të përshpejtuar procedurat për tjetërsimin e hapësirave të Teatrit Kombëtar, duke ia kaluar një kompanie private.

Kreshnik Çollaku u shpreh sot se tjetërsimi i parkut Rinia dhe prishja e Tetarit Kombëtar janë dy vendimet më kriminale të kërkuara nga kryeministri Edi Rama.

Çollaku: Pra objekte në pronësi të Bashkisë do t’i jepen shoqërive ndërtuese për zhvillime të projekteve të ndryshme. Hartuesi dhe ideuesi i këtyre projekteve është kryeministri i vendit, Edi Rama.

Mos tentoni t’i bëni Tiranës këto dy krime, që të mbushni parkun Rinia me kioska në interes të mafias së oligarkëve të naftës dhe të ndërtoni Kullë duke shkatërruar Teatrin Kombëtar. Në sallë janë të pranishëm 6 individë të cilët janë të pamandatuar, ju nuk i keni votat, kështu që mos tentoni ti hidhni në votim këto dy vendime kriminale.

Aldrin Dalipi: Janë disa vendime që ne dio ta shohim deri në fund si do të shkojnë. Çështja është në Gjykatën e Apelit dhe të shohim si do të shkojë, duke parë se ka nisur edhe vetingu. Kur të vij vendimi për Teatrin  unë do lë pozicionin këtu dhe unë do të ulem për të vendosur abstenimin.

Në ambjentet e jashme të Bashkisë së Tiranës ka pasur një grup artistësh të cilët janë mbledhur kundër marrjes së këtij vendimi nga ana e Bashkisë.

Pas debateve këshilltarët e LSI-së dhe të PD-së janë larguar nga mbledhja.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kënga e Bebe Rexhes “Meant To Be” gati të thyejë rekord, 33 javë në krye të klasifikimit

“Meant To Be” e Bebe Rexhës ka fituar sërish vendin e parë...
Read More