PD me pankarta, Berisha: Dëshmitarin e mbrojtur e shiti Edi Rama

Deputetët e Partisë Demokratike kanë zgjedhur një formë të veçantë për të protestuar në sallën e Kuvendit, ku pritet të votohet kërkesa e Prokurorisë për arrestimin ose jo të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Në momentin kur deputeti ka dalë dhe ka mbajtur një fjalë të shkurtër, ata kanë ngritur disa parulla ku shkruhej: “Qeveri e Krimit”, “Qeveri Mafioze”.

Ndërkohë në sallë ka folur ish-kryeministri Edi Rama.

“Dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë e ka shitur Edvin Kristaq Habilajt. Pasi mori foton nga Bledi Çuçi, shitën sekretin më të rëndësishëm shtetëror, pasi ka shitur edhe çështjen,” tha Berisha.

Më pas Berisha foli edhe jashtë.

“Parlamenti është i pushtuar sot fund e krye nga Habilët. Një bandë që ka trafikuar 300 milionë euro, ka nënshtruar totalisht Edi Ramën dhe deputetët e PS, duke e kthyer në një narko-mazhorancë. Nuk ka në historinë e këtij parlamenti një ditë më të turpshme. Këtë desha të denoncoj para jush,” tha Berisha.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Për kë dhe pse bien kambanat e Donald Lu?

Nga Ervis Iljazaj Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me...
Read More