PD: Rama po mbron Vangjush Dakon si Saimir Tahirin


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama po mbron kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Paloka tha se në Durrës, politika dhe krimi janë bërë një.

“Këtë model Edi Rama e ka ngritur kudo njësoj – në Durrës, Elbasan, Tiranë.

Formula është “përdor krimin dhe paratë për të marrë zgjedhjet. Më pas, me pushtetin e fituar pasurohu për vete pasuro dhe krimin”.

Modeli dhe formula provohen nga përgjimi që disponon Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku Vangjush Dako është regjistruar gjatë zgjedhjeve, duke u premtuar tendera kriminelëve më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votave.

Por Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk u japin asnjë shpjegim shqiptarëve. Qëllimi i tyre është të heshtin derisa të kapin plotësisht Prokurorinë.

Marrja nën kontroll  e prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë e bën Vangjush Dakon të ndjehet i paprekshëm. Edi Rama po e trajton Kryetarin e Bashkisë së Durrësit njësoj si Saimir Tahirin. Po i jep mbrojtje politike nga drejtësia, sepse gjithçka dhe të gjithë lidhen me Edi Ramën.   

Me Edi Ramën lidhet krimi nëpërmjet Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos, Agron Xhafajt. Drejtësia do të jetë e pafuqishme ndaj tyre derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar,” tha Paloka.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Skandali, kryetarja e Gjykatës: Si u justifikuan sekretaret për 300 dosjet e harruara

Enkeledi Hajro, kryetarja e Gjykatës së Tiranës, e konsideron të papranueshëm faktin...
Read More