PD sulmon Majlinda Bregun dhe Eduard Selamin: I përdor Rama kundër nesh, sa herë është në hall

Partia Demokratike ka sulmuar ashpër Eduard Selamin dhe Majlinda Bregun, për shkak të qendrimeve të tyre kritike ndaj Lulzim Bashës.

Ka qenë nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, që ka reaguar pas një deklarate të fundit të Selamit.

“Kater vite ne Parlament, asnje fjale kunder Rames. Demokratet emrin ju a degjonin sa here qe Rama kercenonte se i kishte votat edhe te disa deputeteve demokrate per te miratuar cdo gje ne Parlament edhe ne se PD ishte kunder.

Sot na thone se qenkemi njesoj me Ramen, madje “per punet e keqija” qenkemi bashke.

Sa here Rama eshte ne dite te zeze “cuditerisht” dalin nga hici keta.

Nderkohe demokratet e thjeshte, ata qe i kane votuar, qe vetem kane sakrifikuar e kurre perfituar, jane aty e shohin.

Prit kur te shohim ndonje lajm tani qe nje tjeter ish-deputet i PD fitoi garen per ne OKB.

Faleminderit Edvin”, shkruan Paloka, duke iu referuar Selamit dhe Bregut, por pa i përmendur me emra.

Reagimi vjen pas deklaratës së Selamit, se “jo, mo, jo, aty ishte droga. Edhe këta që kanë qenë përpara, po atë punë kanë bërë.

Njësoj janë. Fatkeqësisht. Po t’i shikosh me sytë e kohës, duke notuar pa uniformë janë.

Më e keqja për Shqipërinë është se ata janë bashkë për punët e këqija.

Kundërshtari kryesor i tyre është Perëndimi”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Cilat janë sëmundjet që ju kanosen në qoftë se nuk merrni mjaftueshëm vitaminë D

Me siguri keni lexuar nëpër artikuj të ndryshëm që mosmarrja mjaftueshëm e...
Read More